Këngëtari i hiteve, ndër të tjera “Koha s’kthehet”, “Emri im”, është rikthyer tek publiku shqiptar me realizimin më të fundit të titulluar “Më mirë me zemër”.
Kënga e shoqëruar edhe me videoklip vjen si bashkëpunim i Vedatit me Vullnet Ibraimin, i cili është tekstshkruesi dhe orkestruesi i këngës.
Projekti dedikuar dashurisë vjen disa muaj pas publikimit të këngës ritmike “Thirrëm dashuri”.