Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, jo pak herë e ka përmendur publikisht në takimet e tij historinë e fiqve.
Atij i është dashur të shes fiq në mënyrë që të mbijetojë dhe të fitojë të ardhura. Madje ka pranuar dhe të etiketohet si ‘’lali Eri’’ ose ‘’lali që shiste fiq’’.
Po mesa duket marrëdhënia e tij me fiqtë është shumë e afërt, saqë ka vendosur që në ‘’Sheshin Skëndërbej’’ të mbjellë fiq.
Madje dhe fiq me kokrra. Fotot janë publikuar nga ‘’GSH’’ dhe duken se dhe punimet për sheshin po shkoj drejt fundit.
E në fakt përveç historive të kryebashkiakut, fiqtë e Tiranës nuk janë dhe aq të njohur. Të ndonjë zone tjetër të Shqipërisë edhe po, ndoshta fidanët janë marrë prej andej.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1826″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]