Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shfrytëzuar foton e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për të reklamuar punën e tij në Parkun e Liqenit Artificial. Ka mjaftuar një foto e Topallit në Liqenin Artificial të Tiranës, që Veliaj të ndajë një mesazh paqësor. “Parku i bukur e i pastër qe na bashkon të gjithëve”, shkruan Veliaj, teksa nuk ngurron të bëjë tag edhe ish-kryetaren e Kuvendit.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pas largimit nga Partia Demokratike si pjesë e “Gardës së vjetër” dhe si e pakënaqur herë pas herë ka sulmuar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha si shkaktar i humbjes së zgjedhjeve. Madje në rrjetin social Instagram, të hapur pak kohë më parë ka konfirmuar marrëdhënien jo shumë të mirë me anëtarët e ish-partisë së saj, duke ndjekur vetëm ish-deputeten e PD-së, Majlinda Bregu.
(J.D/Faxweb.al)