10:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj: Brenda vitit tjetër do jenë zgjedhur administratorët për 5 mijë pallate

15:12 | 09/12/2016
në Aktualitet
0
Veliaj: Brenda vitit tjetër do jenë zgjedhur administratorët për 5 mijë pallate

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj gjatë takimit me përfaqësuesit e njësive administrative dhe me kryepleqtë e lagjeve ka deklaruar se që prej ditës së nesërme do të jenë në terren 70 koordinatorë për të zgjedhur administratorët e pallateve për ndarjen në burim të mbetjeve.

Zgjedhja e administratorëve të pallateve bëhet për shkak se ata do të luajnë rolin e ndërmjetësit dhe zgjidhësit për problemet që banorët e pallatit kanë me njeri-tjetrin.

“Nëse bëjmë gjëra dhe nuk i mirëmban askush, nëse një njeri mban peng një pallat të tërë se nuk paguan faturën për djegien e pompës, nuk jep kontribut për të mirëmbajtur ashensorin, s’ka vlerë.Ndaj, masa konkrete që marrim sot ka të bëjë me vendosjen e administratorëve të pallateve në 5 mijë pallatet e Tiranës, që njëherë e mirë në këtë qytet të ketë rregull, edhe pse jemi një milion banorë, dhe të respektojmë secilin sikur të ishim një familje e vogël”, tha ai.

Ai shpjegoi hapat që do të ndiqen në ditët në vijim, deri në zgjedhjen e administratorëve dhe fillimin e funksionimit të tyre. “Hapi i parë: do të krijojmë një asamble të banorëve të pallatit.

Asambleja e banorëve të pallatit përbëhet nga të gjithë qytetarët që banojnë në atë pallat.

“Hapi i dytë: organizojmë zgjedhjet e asamblesë. Stafi i bashkisë është t’ju koordinojë, t’ju njoftojë datën, vendin ku do takoheni për të bërë këto zgjedhje, dhe pastaj me një votim demokratik të vendosni 3-5 veta, sipas ligjit, që do të jenë kryesia e asamblesë. Hapi i tretë: kjo kryesi, me 3-5 veta, do të kontraktojë administratorin e pallatit”, u shpreh ai. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të bëjë edhe trajnimin e administratorëve, për t’iu shpjeguar atyre kompetencat dhe më pas administratori do të çertifikohet. Ai shprehu besimin se brenda vitit tjetër do jenë zgjedhur të gjithë administratorët e 5 mijë pallateve në Tiranë.

Veliaj tha se nga kjo fundjavë nis edhe projekti tjetër ambicioz i Bashkisë së Tiranës, ai për diferencimin e mbetjeve në burim.

“Do të fillojë punë ndërmarrja publike Eco Tirana, e cila ka nisur vendosjen e koshave të rinj nëpër rrugët e qytetit. Secili prej banorëve do të duhet që t’i ndajë në dy qese mbeturinat e veta, ato që mund të riciklohen për në koshin e gjelbër, dhe ato që nuk riciklohen për në koshin blu”, tha Veliaj.

Pas

Getoari i kërkon Marina Vjollcë-s të drejtat e pronësisë

Para

Ndeshja Partizani-Laçi, këto janë masat që do të merren (DETAJET)

Para
Ndeshja Partizani-Laçi, këto janë masat që do të merren (DETAJET)

Ndeshja Partizani-Laçi, këto janë masat që do të merren (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.