11:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj çon Hoxhajn te kantieri i sheshit ”Skëndërbej”: Hapësirë që përfaqëson gjithë shqiptarinë

18:57 | 12/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj çon Hoxhajn te kantieri i sheshit ”Skëndërbej”: Hapësirë që përfaqëson gjithë shqiptarinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nismat që kanë për qëllim të krijojnë lehtësira dhe më shumë mirëqenie për shqiptarët që jetojnë në dy anët e kufirit.

Veliaj u shpreh se është i rëndësishëm që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet edhe më tej, qoftë në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në fusha të tjera, që kanë për qellim forcimin e identitetit kulturor shqiptar.

Sipas tij, është me rëndësi angazhimi i përfaqësuesve të pushtetit vendor në trevat shqipfolëse në Unionin e Bashkive Shqiptare, i cili ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon. Kryetari Veliaj tha se një rol të madh në këtë Union kanë edhe komunat kosovare, me të cilat është vendosur një komunikim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim konkret.

Ministri Hoxhaj falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa vuri në dukje se qeveritë e dy vendeve kanë vendosur të çojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. Ai vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës e shoqëroi ministrin Hoxhaj në një vizitë në kantierin e punimeve për transformimin e sheshit “Skëndërbej”. Ai e njohu ministrin kosovar me ecurinë e deritanishme të punimeve, ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës është përpjekur që me anë të këtij projekti ta kthejë sheshin “Skëndërbej” në hapësirën që përfaqëson gjithë shqiptarinë.
Ai shtoi se gurët me të cilat po shtrohet sheshi janë marrë nga zonat ku jetojnë shqiptarë. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: enver hoxhajErion VeliajSheshi Skenderbej
Pas

Gerdi dhe Enada në prag të një ngjarje kulminante në karrierë, po plane për një fëmijë të dytë? (PËRGJIGJA)

Para

”Rruga e Arbrit”, qeveria e jep me koncesion ndërtimin e saj (KOSTOJA DHE KOMPANIA FITUESE)

Para
”Rruga e Arbrit”, qeveria e jep me koncesion ndërtimin e saj (KOSTOJA DHE KOMPANIA FITUESE)

''Rruga e Arbrit'', qeveria e jep me koncesion ndërtimin e saj (KOSTOJA DHE KOMPANIA FITUESE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.