Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për Blendi Fevziun, doli disa herë bllof lidhur me projektin e tij për Teatrin Kombëtar, pranë të cilit do të ndërtohen edhe kullat, për të cilat aktorët kundërshtuan prej fillimit.
“A më garantoni që në vijim të këtij teatri nuk do ndërtohen kullat e parashikuara?” ishte pyetja e drejtuar nga gazetari Fevziu, të cilës Veliaj iu përgjigj áshpër, duke i thënë se askush nuk ka të drejtë t’ja bëjë këtë pyetje. Ai la të kuptohej se kullat mund të ndërtohen, teksa tha se bashkia mund të ndërtojë çfarë të dojë në pronën e vet, dhe e krahasoi qendrën e Tiranës me kullotat në Kashar.
“Janë dy projekte më vete. Ai është një projekt që do vazhdojë. E para punës, nuk ka askush të drejtë që t’i thotë kryetarit të bashkisë mos zhvillo pronat e bashkisë. Bashkia mund të bëjë aty një hotel e ta shesi, bashkia aty mund të bëjë një shkollë, një park. Pra është e drejta e bashkisë që të zhvillojë pronën dhe kjo shprehja më garanto ti që do zhvilloj pronën, më pyet dhe tani se çfarë do bëj me kullotat në Kashar”, theksoi Veliaj.