Gazetari Adi Krasta gjatë emisionit të tij ‘’A Show’’ ka thumbuar gazetaren Mira Kazhani, e cila është vënë në qendër të vëmendjes mediatike së fundi, për shkak të aksidentit ku u përfshi mjeti i saj, dhe ku aksidentoi rëndë një 17-vjeçar. Krasta i është drejtuar nga ekrani Kazhanit duke i thënë:
“Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para.’’
Krasta gjatë kohës që i drejtoi këto fjalë Mira Kazhanit ka pasur të ftuar në studion e emisionit të tij, ekspertin e ekonomisë, Pano Soko.
Ka qenë Soko ai që tha se në 4 vjet Erjon Veliaj tha 380 leje ndërtimi, ndërkohë që janë rritur taksat dhe tarifat në kryeqytet.
Po ashtu ai shtoi se për mbjelljen e pemëve ka harxhuar 600 mijë dollarë, ndërsa niveli total i investimeve është 22 milion dollarë.
Lidhur me aksidentin e gazetares Mira Kazhani ka pasur një sërë polemikash në rrjet, teksa është përfolur shumë se kryeministri Rama dhe Veliaj kanë ndihmuar gazetaren që ajo mos të marrë dënimin e duhur.
Jo më larg se dje Fax news pyeti dhe familjarët e të riut, të cilët thanë se gjendja e Nertil Pëllumbit është kritike, ndërsa ngjarjen ua kishin mbajtur të fshehtë tre ditë me radhë.
(E.K/FAXWEB.AL)