Artisti Bujar Kapexhiu i ka realizuar sot një karikaturë kreut të bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit shfaqet te Pazari i Ri duke blerë fiq. Kjo karikaturë shoqërohet edhe me shkrimin: Ta gëzoni miq.
Në të shfaq Veliaj duke shitur fiq dhe fruta të tjera te Pazari i Ri. Por këtë karikaturë nuk ka ngelur pa komentuar edhe vetë Veliaj.
“Bujar Kapexhiu la cadren e bulevardit dhe shkoi te shihte cadren e punes te Pazari i Ri dhe shih ke gjeti aty! Me lot, faleminderit Maestro!”, shprehet Veliaj. (J.V/Shuplaka)