Më në fund është hapur unaza e madhe e Tiranës. Veliaj ka qenë së bashku me Pandeli Majkon, ministrin e Shtetit për Shqiptarët jashtë vendit.
Nuk ka munguar as një xhiro me makinë e kryebashkiakut me Majkon, ndërsa pyetja është a e ka vënë rripin.
Fotoja është paksa e paqartë po me gjasa po, nuk do e bënte këtë gabim numri 1 i Bashkisë së Tiranës.
“Jam shumë i lumtur që sot mori fund një agoni shumëvjeçare në Njësinë 5. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që vijnë nga zona të tjera të Shqipërisë, që nëse hyjnë nga autostrada e Durrësit në drejtim Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit, Korçës, të mos futen më në Tiranë, pasi mjafton të përdorin këtë segment të Unazës së Madhe për të dalë në Farkë e për të vazhduar me autostradën Tiranë-Elbasan.
Anasjelltas, kush vjen nga juglindja drejt veriut e këshilloj të mos kalojë nga Rruga e Elbasanit, por të përdorë sërish këtë by-pass për të dalë menjëherë në autostradën tjetër”, tha Veliaj në fjalën e tij.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post