22:21 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj e ”kap” me Bashën dhe Berishën: Njëri rrit fëmijët në Hollandë e tjetri me pushime në Meksikë

13:15 | 17/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj e ”kap” me Bashën dhe Berishën: Njëri rrit fëmijët në Hollandë e tjetri me pushime në Meksikë

Në inagurimin e fillimit të punimeve për kopështin nr.17 në Tiranë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk ka munguar të bëjë edhe një koment thumbues për kundërshtarët e tij politikë. Duke iu referuar faktit se Basha i rrit fëmijët e tij në Holandë prandaj edhe nuk bëri investimet e duhura në krye të Tiranës, Veliaj në këtë mënyrë zgjedh të bëjë edhe pak fushatë.

‘’Për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është e gatshme 24 orë/ditë. Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”, u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se fokusi i Bashkisë së Tiranës do jetë te puna për të përfunduar këtë kopsht dhe për të vazhduar disa projekte të tjera shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkollat e reja.

RIFILLIMI I PUNIMEVE:

Pas dy vitesh pezullim, Bashkia e Tiranës ka rinisur punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës së kopshtit nr. 17 në Njësinë 7, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte bashkëkohore për më të vegjlit e qytetit. Punimet që po kryhen në këtë kopsht u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se viti 2017 do jetë një vit më i mirë edhe se viti që lam pas, sidomos në punët që i shërbejnë fëmijëve.

 

“2016-ta ka qenë një vit fantastik! Tani nuk krahasohemi me atë që gjetëm, por me atë që bëmë në vitin tonë të parë. Ndaj, edhe këtë vit të dytë e fillojmë me një kopësht të ri. Një lajm i mirë për 120 fëmijë, të cilët janë edhe 120 qytetarë të ardhshëm të Tiranës, që do të rriten në kushte më komode”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se ky kopësht do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe do të ofrojë kushtet dhe standardet më të mira për fëmijët.

“Po sigurohemi që ky kopësht t’i ketë të gjitha kushtet e nevojshme për fëmijët, të ketë komoditet, një kënd lodrash, ngrohje etj. Siç e dini, Tirana që trashëguam ishte një Tiranë ku mbi kabinën elektrike ngrihej pallat pa leje, i cili legalizohej nga ata që në 2013 bënë kërdinë në tranzicion, prandaj na duhet të gjejmë një vend për një kabinë të re, për një kaldajë të re, për instalime të reja”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës. Veliaj falenderoi të gjithë prindërit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan edhe gjatë ditës së hënë, kur edhe rinisën aktivitetin çerdhet, kopshtet dhe shkollat.

“Nuk kemi pasur asnjë problem me kopshtet dhe çerdhet, kurse në pjesën më të madhe të shkollave çdo gjë ka funksionuar normalisht, përsa i përket ngrohjes. I falenderoj të gjithë qytetarët, prindërit që kanë telefonuar për problematika të ndryshme, të cilat po i adresojmë sot. Numri është 0800 0888 për të gjithë qytetarët që duan të raportojnë. Për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është e gatshme 24 orë/ditë. Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”, u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se fokusi i Bashkisë së Tiranës do jetë te puna për të përfunduar këtë kopsht dhe për të vazhduar disa projekte të tjera shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkollat e reja.
Kopshti nr. 17 do të akomodojë 120 fëmijë të ndarë në 4 grupe. Ai ka pësuar një zgjerim nga ana funksionale të hapësirave dhe do të ketë një hyrje të re. Po ashtu, janë riorganizuar hapësirat e fjetjes, ngrënies dhe tualeteve. Falë këtij investimi do të instalohet sistemi i ngrohjes në të gjitha ambientet e kopshtit. Gjithashtu, do të kryhen edhe punime hidraulike dhe elektrike. Ndryshime do të pësojë edhe oborri ku do të krijohen edhe 2-3 kënde lojërash për fëmijët. (E.K/SHUPLAKA)

veliajajja

 

Etiketa: bashkia e tireanesVeliaj
Pas

Prokuroria kërkon 10 vjet për Andrea Manellarin, bashkëshorti i Dhurata Priftit: “Fëmijëve iu vra nëna si në Siri, 25 ose 30 vite burg”

Para

Basha në takim me drejtuesit e degëve të PD-së: Kandidët për deputet do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm

Para
Basha: Memorandumi u mbështet dhe nga përkrahës të së majtës. E gjejmë kohën, e bëjmë kohën për zgjedhje të ndershme

Basha në takim me drejtuesit e degëve të PD-së: Kandidët për deputet do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.