22:44 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Veliaj e mposhti Tahirin, i pari në PS pas Ramës”

21:10 | 03/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Veliaj e mposhti Tahirin, i pari në PS pas Ramës”

Këshilltari i Ilir Metës Lorenc Vangjeli, pas darkës mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, shprehet se kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka arritur ta mposhtë Ministrin e Punëve të Brenshme Samir Tahirin për të qënë numri 2 në PS. Sipas tij këtë e vërteton prezenca e Veliajt në takim.

“Erion Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka një mandat që zgjatet deri në 2019-ën dhe me të gjitha gjasat do të tentojë ta qeverisë Tiranën edhe përtej këtij afati duke mbërritur në një moshë që eksperienca e drejtimit të kryeqytetit, t’i vlejë për përtej tij.

Dualiteti dhe rivaliteti jo fort i padukshëm me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, është zgjidhur përkohësisht me epërsinë e tij.

Drejtues politik për Tiranën, Tahirit po i ndodh ajo që për një politikan karriere është ndonjëherë më e rëndësishme se veprimi konkret: tërheqja e përkohshme.

E cila në kushtet dhe në rrethanat e politikës shqiptare shpesh është një rrëshqitje e vazhdueshme e provokuar nga parimi cinik: të duan deri sa je dhe të harrojnë kur ikën!”, shkruan ai.

Këto Vangjeli i ka deklaruar nëpërmjet një shkrimi të publikuar në gazetën “Tema”.

SHKRIMI I PLOTË

Ndoshta veç e veç njëri-tjetrit, as Rama dhe as Meta nuk do të jepnin një përgjigje të plotë dhe përfundimtare për atë që do të ndodhë në një të nesërme shumë të afërt politike. Në të nesërmen e tyre. Të partive të tyre. Të pritshmërive të tyre. Secili nga ta është “pronar” i një gjysme të vërtete vetjake; vetëm të dy bashkë dhe vetëm në të njëjtën kohë, mund të thonë se cili do të jetë portreti i Shqipërisë së nesërme politike. Në mbrëmjen e të dielës, e vetmja gjë e qartë që u pa, pavarësisht hermetizmit të dy protagonistëve, ishte identikiti i dy dëshmitarëve të darkës. Erion Veliaj dhe Petrit Vasili, në zgjedhjen e dy kryetarëve të PS-së dhe LSI-së, janë dy numrat dy të partive të tyre.

I pari i dytë, Erion Veliaj është kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka një mandat që zgjatet deri në 2019-ën dhe me të gjitha gjasat do të tentojë ta qeverisë Tiranën edhe përtej këtij afati duke mbërritur në një moshë që eksperienca e drejtimit të kryeqytetit, t’i vlejë për përtej tij. Dualiteti dhe rivaliteti jo fort i padukshëm me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, është zgjidhur përkohësisht me epërsinë e tij. Drejtues politik për Tiranën, Tahirit po i ndodh ajo që për një politikan karriere është ndonjëherë më e rëndësishme se veprimi konkret: tërheqja e përkohshme. E cila në kushtet dhe në rrethanat e politikës shqiptare shpesh është një rrëshqitje e vazhdueshme e provokuar nga parimi cinik: të duan deri sa je dhe të harrojnë kur ikën!

Ndryshe nga Tahiri që beson se ka llogari të hapur me Metën, Veliaj ka një llogari të hapur me LSI-në e Metës: qeverisja e Tiranës prej tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me këshillin bashkiak dhe numrat që i afrojnë shumicën aty janë në segmentin PS-LSI. Kjo është një llogari që bëhet për Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, e pothuaj kudo gjetkë ku qeverisin të majtët, herë nën siglën e PS-së dhe herë atë të LSI-së. Dhe duke nisur nga kjo premisë, kush do vijimësinë në paqe të koalicionit, ka shumë më shumë arsye “pro” se ata që ju bien daulleve të luftës. Kjo arsye praktike e politike, si dhe rrethanë “private” e Erion Veliajt, e bën atë një dëshmitar të dobishëm dhe pozitiv për të nesërmen e koalicionit.

Për të dytin e dytë në darkë, Petrit Vasili, situata është shumë më e thjeshtë. I bashkuar me Ilir Metën që në krye të herës, ka qenë ndoshta një nga njerëzit më të afërt të kryetarit të Kuvendit dhe më besnikët ndaj tij. Vetë Meta, në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në dy vjetët e fundit, i referohej dhe e citonte shpesh atë nga pozicioni i kryetarit të grupit të partisë së tij. Qoftë për të shmangur përgjigje për çështje delikate, qoftë për të transferuar përgjegjësi dhe për të sugjeruar, krijuar dhe emëruar një pol të ri pushteti brenda partisë së tij. Momenti i ndryshimit të emrit të ministrit të drejtësisë ishte dhe momenti i Vasilit. Por e njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse LSI do të kishte nevojë të konfirmonte emrin e ri të drejtuesit të secilës ministri në këtë mandat. Sepse për momentin, Vasili është mbas Metës autoritet moral në partinë e tij që “llogaritë” për ditët e mira, i bën duke u nisur nga ditët e këqia të saj.

Edhe Veliaj, edhe Vasili, pothuaj nuk janë përfshirë fare në debatet mes dy partive. Bileta e tyre për në darkë, nuk ishte vetëm një akt formal, por dhe afrimi i zjarrfikësve dhe shmangja  e skifterëve.

Ka kohë, ka shumë kohë që edhe Rama, edhe Meta, kanë ndjekur në heshtje ndeshjen mes njerëzve të tyre në këtë fillimviti, që është dhe epilogu i një mandati katër vjeçar. Një mandat i cili në 2013-ën u sendërtua si koalicioni Rama-Meta. Rama e ka bërë të qartë edhe mendimin, edhe qëllimin final për 18 qershorin, kurse Meta ka heshtur dhe ka pritur. Edhe kësaj fundjave nuk i ka dalë ende përfundimisht tymi vendimit të të dyve. Eshtë qartësuar vetëm një detaj i dyfishtë; ai që ka të bëjë me “dyshat” e dy partive të majta dhe se një mundësi e dytë koalicioni të së majtës, nuk do të jetë më, të paktën formalisht, mes Ramës dhe Metës, por mes PS-së dhe LSI-së. Nëse do të ndodhte kjo e dyta, do t’ja vlente pritja që ka bërë të vuajnë miqtë dhe ka ngjallur herë-herë shpresa tek kundërshtarët e të dyve. Sepse qoftë Rama, qoftë Meta e dinë që së bashku e kanë të garantuar fitoren elektorale. Problemi i njërit më shumë se shqetësimi i tjetrit, është se në çfarë mënyrë do të bindin Bashën të marrë humbjen e tij në qershor, mënyra e vetme formale që do të bekonte shansin e dytë të koalicionit të majtë PS-LSI.

Etiketa: Erion VeliajLorenc Vangjelisaimir tahiri
Pas

Fevziu: Rreziku i LSI nëse del vetëm në zgjedhje

Para

Nis Kryesia e LSI-së, a do vazhdojë koalicioni me PS-në?

Para
Nis Kryesia e LSI-së, a do vazhdojë koalicioni me PS-në?

Nis Kryesia e LSI-së, a do vazhdojë koalicioni me PS-në?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.