Prej dy ditësh banorët në zonën e ish-Parkut të autobusave protestojnë pasi në ambjentet ku ishte vendosur një lulishte do të ndërtohet një tjetër pallat.
Në protestën e djeshme ata janë përplasur edhe me policinë, e cila ka arrestuar disa prej tyre. Banorët kanë çarë rrethimin dhe janë përplasur me investitorët që duan të ndërtojnë aty pallate.
Ata u përplasën me punonjësit e firmës Park Construstions Shpk., e cila është në pronësi të Mihail Delijorgjit.
Edhe pse kishte premtuar në javët e fundit se zonën e ish-parkut do ta kthente në një zonë çlodhëse për banorët e këtyre zonave, Veliaj, duket se ka ndërruar mendje brenda pak ditësh.
Mirëpo pavarësisht se kjo protest vijon prej dy ditësh në një nga zonat e populluara të kryeqytetit dhe ka pasur edhe të arrestuar asnjë nga televizionet informative nuk e kanë transmeuar ngjarjen.
Gazetarët e raportuan në redaksitë e tyre lajmin, ndërsa rrjetet sociale kanë shpërthyer me foto dhe video të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Por pronarët e televizioneve kanë dhënë urdhër sot, që lajmi të bllokohet. Një protestë spontane, paqësore që zhvillohet në mes të Tiranës është zhdukur nga të gjitha televizionet.
Përdhunimi i mediave nga Erion Veliaj arrin deri në atë pikë saqë sot, të gjitha u detyruan transmetonin kronikat e gatshme të Bashkisë, me inspektime rrugësh dhe ndërhyrjet në lidhjet e paligjshme të rrjetit të ujësjellësit, shkruan “Lapsi.al”.
Duket se ata janë bërë palë me kryebashkiakun e Tiranës po edhe me interesat e ndërtuesit në fjalë. Ndërkohë që protesta vijon ende dhe se banorët shfaqen të vendosur të mos tërhiqen.
(E.K/SHUPLAKA)