06:15 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj fushatë nga “Sheshi Skënderbej”: Nëse doni ta shihni Tiranën të rimëkëmbur, më 18 qershor votoni qeverinë shqiptare

11:15 | 27/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
Veliaj fushatë nga “Sheshi Skënderbej”: Nëse doni ta shihni Tiranën të rimëkëmbur, më 18 qershor votoni qeverinë shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i pranishëm në “Sheshin Skënderbej”, ku do të vendosen gurët e parë nga të gjithë gurët e marrë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në gjithë deklaratën e tij, ai vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë, duke sjellë si shembull Tiranën.

Referuar qeverisjes së kaluar dhe drejtimit të Tiranës nga ish-kryebashkiaku Basha, Veliaj u shpreh se për fatin e këtij qyteti sidomos përbën rëndësi mënyra se si shkon votimi për qeverinë.

“Një gjë është e ditur se qeveria bashkëpunon me bashkin.  Për fatet e këti qyteti është vendimtare mënyra se si shkojnë votimet si për qeverinë dhe për bashkinë.  E kemi parë në të kaluarën se ç’ka ndodhur. Nëse keni një dyshim a ka vlerë apo jo vota për qeverinë në bashki, historia e Tiranës tregon shumë. Ndihem i privilegjuar për mbështetjen e Edi Ramës, kryeministrit. Çdo njeri që do ta shohë Tiranën të rimëkëmbur, në datën 18 qershor të vazhdojë të mbështetë qeverinë shqiptare që drejtohet nga Edi Rama. Unë e di sikur edhe qeveria të jetë në ditët më të këqija nuk do pengojë punët e bashkisë.”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku renditi të gjithë punën që është bërë që parkingu i këtij sheshi sikundër çdo pjesë tjetër e këtij sheshi, të mos ketë vetëm një funksion, por dy ose më shumë.

Ai bëri me dije se parkingu me 300 hapësira që do i vijë në ndihmë qytetarëve që punojnë në këtë zonë, do të shërbejë edhe për organizimin e një sërë aktivitetesh në fundjavën.

Kryetari i Bashkisë u ndal edhe tek fakti se sheshi do të ketë në përbërjen e tij  gurë nga e gjithë Shqipëria, ku dy gurët e parë do të vendosen nga Veliaj dhe kryeministri Rama.

Bëhet fjalë për dy gurë, nga Veriu dhe Jugu, një nga Tropoja dhe një nga Vlora.

“Gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria. Ka edhe funksion ekonomik. Një pjesë e tyre po blihen në zona të tjera të Shqiperisë. Sapo ka filluar një ekspeditë, do kemi një pyll mu në qendër të tiranës, dy herë më të larta se Edi Rama. Jemi treguar shumë të kujdeshëm që çdo pemë të transportohej me kujdes, për t’u siguruar që asgjë të mos shkojë dëm.”, u shpreh ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Tiranës. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Erion VeliajpllakaSheshi Skenderbejzgjedhjet 2017
Pas

Klevi Pojana: Hebrenjtë falenderojnë shqiptarët që i mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore (LIBRI)

Para

Rruga midis dy fshatrave në Kukës e bllokuar prej 3 javësh (FOTO)

Para
Rruga midis dy fshatrave në Kukës e bllokuar prej 3 javësh (FOTO)

Rruga midis dy fshatrave në Kukës e bllokuar prej 3 javësh (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.