Kryeministri Edi Rama ka çorientuar qytetarët sot me vendodhjen e tij të vërtetë. Fillimisht, Rama zbulon se ndodhet jashtë vendit, në Samitin e 17-të të Frankofonisë, ku shfaqej përkrah presidentit të Francës, Emannuel Macron dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi.
Pa kaluar shumë minuta, Rama në Facebook-un e tij publikon pamjet live nga fillimi i punimeve në shtratin e Rrugës së Arbrit, ku edhe ai është i pranishëm.
Si duket nga rradhët e Rilindjes nuk është vetëm, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ai që shfaqet në dy vende njëkohësisht, por edhe shefi i tij Rama.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post