05:30 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj i quajti çetë, Mehdi Malkaj i përgjigjet: Edhe lufta kështu ka nisur, Teatri nxori bllof çdo arkitekt!

10:26 | 30/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj i quajti çetë, Mehdi Malkaj i përgjigjet: Edhe lufta kështu ka nisur, Teatri nxori bllof çdo arkitekt!

Artistët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku protestojnë për mungesën e transparencës nga ana e këtij institucioni.

Artistët kërkojnë të informohen mbi tenderin e publikuar nga ana e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e një godine të re, që prej kohësh kundërshtohet fort nga një pjesë e aktorëve dhe e shoqërisë civile, që vijojnë protestën e përditshme prej më shumë se një viti.

Mes protestuesve ishte dhe aktori Mehdi Malkaj, i cili tha se do të ishte më mirë që paratë që kanë ndërmend të investohen për godinën e Teatrit të shkojnë për banorët e pastrehë që mbetën pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Duke iu përgjigjur Veliajt, që i quajti artistët çetë, Malkaj kujtoi se dhe lufta kështu nisi, e grumbullime çetash.

“Unë e kam thënë dhe e them që Teatri nxori bllof të gjithë arkitektët, hajde tërmet po thonë, dhe Teatri nuk ka pësuar asnjë dëm. 

Do të ishte më mirë që zoti kryetar të ndërtonte ndonjë gjë për ata burra dhe gra që kanë nevojë sot për një strehë dhe jetojnë në të ftohtë mes çadrave. 

Tani meqë ai na ka quajtur ashtu unë dua ta di se çfarë çete jemi, jemi çetë partizane, çetë zogiste, dreqi e mori, çfarë çete jemi ne, se me çeta ka filuar dhe lufta, unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës”, u shpreh Malkaj, i cili mori dhe mbështetjen e artistëve të pranishëm.

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i kanë kërkuar që prej datës 13 Tetor informacion zyrtar Bashkisë së Tiranës për tenderin e godinës së re të Teatrit, ndërsa kjo e fundit nuk ua ka dhënë.

4 përfaqësues të tyre kanë hyrë sot në ambientet e brendshme të Bashkisë, për të kërkuar edhe njëherë tjetër bërjen transparente të lëvizjeve të institucionit vendor për ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: MEHDI MALKAJVeliaj
Pas

Kapen duke vjedhur naftë nga 3 trajlera, arrestohen 2 shtetas. Një shpallet në kërkim

Para

“Të mangët do të jenë ata”, Justina Aliaj apel Bashkisë: Sot kam vetëm një gjë që bërtet në shpirtin tim (VIDEO)

Para
“Të mangët do të jenë ata”, Justina Aliaj apel Bashkisë: Sot kam vetëm një gjë që bërtet në shpirtin tim (VIDEO)

"Të mangët do të jenë ata", Justina Aliaj apel Bashkisë: Sot kam vetëm një gjë që bërtet në shpirtin tim (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.