Emisioni investigativ “Shenjat e Krimit” këtë të diel në orën 20:00 në Fax News sjell detaje ekskluzive dhe tronditëse nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Arrestimi i tij ka shkaktuar një ‘tërmet’ të vërtetë në radhët e politikës shqiptare dhe jo vetëm, ndërsa për ditë me radhë publiku ka ndjekur një ‘show’ mediatik që synon të mbrojë figurën e të ashtuquajturit “Lali Eri”.
Por çfarë fshihet pas këtij arrestimi? Në këtë episod të “Shenjat e Krimit” do të zbulojmë detaje të reja nga dosja voluminoze e Prokurorisë së Posaçme, ku del qartë se Veliajt i kushtuan lirinë jo vetëm aferat korruptive, por edhe tradhtia nga rrethi i tij më i ngushtë. Fustanet mijëra euroshe të bashkëshortes Ajola Xoxa dhe transaksionet financiare të dyshimta, si dhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve të tij më besnikë, të cilët për vite u ‘ushqyen’ me tendera miliona euroshe, janë disa nga detajet që do të shpalosen këtë të diel.
Ndiqni “Shenjat e Krimit” në Fax News për të mësuar të vërtetat e padëgjuara deri më tani për aferat që tronditën themelet e Bashkisë së Tiranës dhe politikës shqiptare./faxweb