Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inaguruar sot bustin e Selam Musain duke falenderuar kryesisht kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi duke thënë se ishte shkas që të bënte realitet këtë projekt. Në fjalën e tij, Veliaj e konsideroi hero të heshtur Ladi Llakajn që realizoi bustin e heroit të popullit.
Gjithçka e mbylli me një shprehje që e cilëson lapidar: “Zëri i një populli që kërkon liri është më i fuqishëm se ushtima dhe buçima e topave të tua të zbrazur zoti Gjeneral.”
“Dua të falenderoj Ruçin që ka qenë avokati dhe ka bërë të bëhet realitet ky projekt. Kemi nevojë që dikush të na kujtojë në mënyrë konstante dhe pas 100 viteve të presim Seam Musain në Tiranë është mënyra më e mirë për të kujtuar 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Në një kohë kur qeveria e Sulejman Delvinës nuk kishte autoritet përtej zyrës së vet dhe lipsej që autoriteti i qeverisë të ushtrohej në territor nga grupe ku s’kishte telefon, s’kishte korrier, ku bregdeti ishte i pushtuar dhe vetëorganizimi ruajti integritetin dhe autoritetin shtetin shqiptar.
Dua ti japim një duartrokitje një personi, një miku të pakënduar që janë nga ata heronjtë e heshtur që bëjnë punë shumë dhe fjalë pak, Ladi Llaka që ka realizuar këtë vepër. Të falenderoj që përkushtohesh pëqr të mësuar teknika moderne.
Së fundmi më takon si nip Vlore të ndihesha personalisht i përfshirë, besoj se kemi nevojë për modernizimin, për integrimin kur një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk e diku do të shkojë.
Sot kemi beteja sic është ajo me pandeminë, me rindërtimin. Dua ‘tju kujtojmë se kemi mbërritur këtu falë betejave konstante. Asnjëherë nuk është vonë për të marrë angazhime për shoqërinë tënde. Ju falenderoj të gjithëve dhe dua t’ju lë me shprehjen lapidar: Zëri i një populli që kërkon liri ështëmë i fuqishëm se ushtrima dhe buçima e topave të tua të zbrazur zoti gjeneral”, tha Veliaj. (A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post