19:56 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj inspektim në shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”: “Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët”

13:58 | 19/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj inspektim në shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër Prosi”: “Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët”

Shkollat “Mustafa Greblleshi” dhe “Sandër prosi” në Sauk po pajisen me terrene sportive dhe mure rrethuese për sigurinë e nxënësve. Një investim i nevojshëm dhe i domosdoshëm për zonën, pasi më herët oborri i tyre kthehej në parkim për makinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në të dyja shkollat dhe e cilësoi ndërhyrjen e bashkisë si një lajm të mirë për banorët.

“Ka qenë një merak i yni sepse fëmijët shkonin në terrene sportive private, ndërsa as shkolla nuk kishte rrethimin e duhur e krejt papritur oborri kthehej në parkim makinash”, tha Veliaj.

Por, tani situata për këto dy shkolla po ndryshon. “Sot kemi terrenet sportive, territori i shkollës është rrethuar, çka e bën të qartë se ky është një terren publik. Më vjen mirë që më në fund shteti ka marrë atë që është e vetja dhe kur them shteti, publiku, qyteti, lagjja jonë dhe nxënësit tanë, ndërkohë privati ka hapësirat e veta. Ndaj, vërtet tani ndihem mirë që nxënësve mund t’u themi dilni me 10-ta, shkolla është në kushte të jashtëzakonshme, kemi edhe terrenet sportive. Kam një ftesë edhe për komunitetin, që ta përdorim hapësirën pas orëve të mësimit, për t’u siguruar që i gjithë ky komunitet e shfrytëzon këtë pronë. Ftesa është për banorët dhe shoqatat sportive që t’i shfrytëzojmë edhe fushën e basketbollit, edhe të futbollit”, tha ai.

Kryebashkiaku ftoi komunitetin dhe shoqatat sportive të shfrytëzojnë këto hapësira pas orëve të mësimit, për të siguruar një përdorim maksimal të terreneve të reja të basketbollit dhe futbollit. Veliaj njoftoi se do të bëhen investime të tjera në Njësinë 2.

“Kemi disa investime të tjera për Njësinë 2, ndaj me të mbaruar me këtë kantier, do të hapim disa fronte të reja: së pari, te ‘Spitali i Arabit’ ku do ndërtojmë një shkollë, ndërsa po aty përballë, te Akademia e Policisë, ai sheshpushim dhe parkingu që është pronë e Bashkisë së Tiranës, do të bëjmë një shkollë tjetër. Kjo do të thotë se edhe lagjja poshtë, edhe lagjja lart, pra siç janë këto dy shkolla binjake, 9-vjeçare dhe gjimnaz, ashtu do të bëjmë një dyshe tjetër, 9-vjeçare dhe gjimnaz. Besoj fort që me këtë rritje që ka Sauku, ku praktikisht nuk dallohet ku fillon zona rurale e ku mbaron zona urbane, probabiliteti është shumë i lartë që në 10-15 vjet, edhe ato shkolla do të mbushen. Jemi me fat që të parashikojmë tani për Tiranën e 10-15 viteve të ardhshme”, përfundoi ai.

Pas

Ministri Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së bashku dhe në të ardhmen

Para

Shehaj nuk liron foltoren, Spiropali ndërpret serish seancën

Para
Shehaj nuk liron foltoren, Spiropali ndërpret serish seancën

Shehaj nuk liron foltoren, Spiropali ndërpret serish seancën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.