00:30 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj: Jam denoncuar nga një “qytetar”, që nuk ekziston; Në maj do t’ju mundim me gjithë letrat anonime

17:58 | 26/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
5 orë dëshmi në SPAK, ja shpjegimi që jep kryebashkiaku Erion Veliaj (Video)

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se denoncimi ndaj në SPAK është bërë nga një person me emrin Nesti Angoni, i cili është i sajuar sepse nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile. Ai e cilësoi këtë si një përpjekje për të hedhur baltë përmes metodave të ulëta të kulturës linçuese dhe letrave anonime që bëheshin qëmoti.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj se disa njerez, që nuk na mundin dot në betejë, që nuk na mundin dot në zgjedhje, janë kthyer në zanatin e letrave anonime. Personi Nesti Angoni nuk ekziston, por të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson, çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Megjithatë, pavarësisht se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues”, u shpreh Veliaj.

Duke folur për bashkëpunimin e tij me organet e drejtësisë, ai theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se gjithçka është e verifikueshme. “E di gjithë Tirana se ku jetoj unë, e di gjithë Tirana se ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve, dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre. Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut, “Skap” kur s’i intereson, dhe SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet”, tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se pavarësisht letrave anonime apo kurtheve politike, ai do të vazhdojë angazhimin e tij me transparencë dhe besim në mbështetjen e qytetarëve të Tiranës. “Nuk kam organizuar antiprotesta, nuk kam bërë letra anonime, se vij nga një brez jo i letrave anonime dhe as nuk i them SPAK-ut “plaç”. Këtu do jemi, në maj do t’ju mundim me gjithë letrat anonime, me gjithë kurthet dhe me gjithë klithmat e hienave”, nënvizoi Veliaj.

Pas

Viti 2024, një vit sfidash dhe fitoresh për gazetarët amerikanë

Para

Mbyllen dy ndërmarrje paralele serbe në veri të Kosovës

Para
Mbyllen dy ndërmarrje paralele serbe në veri të Kosovës

Mbyllen dy ndërmarrje paralele serbe në veri të Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.