Në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje për të votuar Partinë Socialiste, kjo sipas Veliajt për një arsye shumë të thjeshtë sepse vetëm kështu mudn të bëhet shetet.
“Përgëzoj të gjithë ata që do të votojnë për herë të parë. Vota ime e parë ishte kur Edi Rama kandidonte për kryetar bashkie, ja dhashë votën atij dhe nuk jam penduar kurrë. Çdo votë ka vlerë, dhe fuqia e votës është në dorën tuaj. Me këtë fuqi do shkojmë në 18 qershor, duke zgjedhur Edi Ramën kryeministër dhe Partinë Socialiste partinë fituese. Jam rritur në një familje të thjeshtë.
Nuk isha fëmija i askujt. Sot jap kontribut për qytetin tim se i përkas Partisë Socialiste. Nuk ka rëndësi nga jeni, si e keni mbiemrin, rëndësi ka që jeni në familjen e madhe socialiste. Falë votave në Tiranë kemi ndryshuar çdo gjë në Tiranë, me çerdhe, kopshte e shkolla të reja. Qyteti ynë falë votës është zgjuar nga gjumi.
11 vite punë me Ramën, 4 vite gjumë dhe pastaj prapë punë me Partinë Socialiste. Zgjidhja është e qartë: O do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim punën, kopshtet, shkollat. Një votë e ndryshon një familje, një lagje, një qytet, një komb dhe vota për PS ka fuqi të vazhdojë ndryshimin e Shqipërisë. Nuk do ta ndalim punën tonë për ta bërë Shqipërinë shtet,” tha Veliaj. (J.V/Shuplaka)