Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga brenda shkollës ‘’1 Maji” ka kaluar çdo limit duke bërë predikim fetar përpara të pranishmëve.
I ndodhur para mësuesve të ”1 Majit” të cilë prisnin inagurimin e ambjenteve të reja të shkollës, Veliaj nuk e ka lënë mangët dhe fjalimin e gjatë.
Duke justifikuar punën e policiëve bashkiakë me tregtarët që shesin në rrugë, Veliaj ka gjetur krahasim me Jezu Krishtin duke thënë se dhe ai u acarua pse tempulli ishte kthyer në Pazar.
Natyrshëm lind pyetja a duhet të dinë fëmijët se cili ka qenë vendimi i Krishtit, dhe rrjedhimisht a e di Veliaj se në shkolla është e ndaluar predikimi fetar?!
“Unë e kuptoj histerinë e njerëzve në rrjetet sociale kur thonë ja polici i keq i mori arkën, a nuk ishje Jezu Krishti i biri i Zotit njeriu më i paqtë në botë? E dini kur kreu aktin e parë të dhunës?
Atëherë kur tempulli ishte kthyer në treg dhe shitej. Unë besoj që për ne tempull është shkolla, kur edhe krishti u acarua, edhe tempulli jonë që është shkolla është kthyer në treg
Të gjithë tregtarët duhet që të shkojnë të shesin në tregun te ‘’Vasil Shanto”. Nuk mund të çojmë fëmijët në shkollën e Baletit, ku aty pranë shiten reçipeta të përdorura”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj njihet si një nga oratorët e politikës shqiptare, po kësaj rradhe duket se nuk e ka pasur fort të qartë se brenda shkollës predikimi fetar është i ndaluar sa kohë që shkollat i kemi laike. Aq më keq se transmetohet dhe ‘’Live” në televizionet kombëtare.
(E.K/SHUPLAKA)