Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar një takim me krerët e institucioneve dhe administratorët e njësive lidhur me uljen e temperaturat dhe nevojën urgjente për marrjen e masave në ndihmë të qytetarëve të Tiranës.
“Qytetarët të marrin masa me seriozitet për këto ditë, ne do të jemi në gatishmëri të përforcuar. Ju bëjmë me dije se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndaj qytetarët të marrin masa duke qëndruar në shtëpi, duke qëndruar ngrohtë dhe veshur trashë.”, u shpreh në fillim të fjalës së tij Veliaj.
Si pasojë e motit të keq, kryebashkiaku i Tiranës bëri me dije se është vënë në dispozicion numri i urgjencës: 0800088. Ai siguroi se në ndihmë të qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike do të vihet edhe zyra e tij dhe zyra të tjera brenda bashkisë nëse paraqitet nevoja.
“Kam urdhëruar që të rrinë hapur të gjitha njësitë, në rast nevoje do përdorim të gjitha kopshtet shkollat apo konviktet, do jenë të hapura zyra ime, zyra e Këshillit Bashkiak. Kemi siguruar me veshje të ngrohta dhe ushqime shtesë të gjithë qytetarët e strehuar në vendet e emergjencës. U kërkoj administratorëve që të mbledhin të dhëna për të gjithë të moshuarit, persona me aftësi tëkufizuar dhe vetë qytetarët t’u drejtohen këtyre organizmave për persona që kanë nevojë për ndihmë.”, u shpreh Veliaj.
“Kufizoni daljet, mbuloni kokën dhe duart, do iu lutesha të gjithë qytetarëve që eksursionet t’i shtyjnë, nëse shihni njerëz në nevojë konktaktoni urgjencën. U bëj thirrje organizatave të Shoqërisë Civile dhe ato humanitare që të na ndimojnë.”, tha kryebahshkiaku në vijim të parashtrimit të planit të masave.
Në vijim të takimit, organizma të ndryshme paraqitën planin e masave në ndihmë të qytetarëve në këto ditë të ftohta:
Shërbimet Sociale-Kemi kaluar në shërbim të përforcuar, kemi identifikuar vendet ku janë të vendosur të pastrehët. Ata do të dërgohen në qendrat e ndërtuara nga Bashkia. Kërkojmë mbështetje pasi kemi konstatuar që disa prindër të papërgjegjshëm nxjerrin fëmijët e tyre në rrugë në këto ditë të ftohta.
Zjarrëfikësja- Është në gadishmëri dhe në gjendje pune për të përballuar ccdo emergjencë, ashtu si edhe personeli. Të gjithë personeli ka kërkuar në gadishmëri dhe në rast urgjence ata të gjithë do të kalojnë në aksion. Kemi numrin 128 të zjarrfikësve ku mund të telefononi direkt. U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në përdorimin e gazit për ngrohje. Do jemi në gadishmëri në 24 orë.
Njësitë administrative-Në njësitë administrative janë ngritur shtabet e punës ku janë ndarë detyrat për secilin. Tashmë është detajuar plani I masave për ccdo njësi vendore.
Qendrat sociale- Do të jenë të hapura në 24 orë, për strehim apo një vakt të ngrohtë.
Policia Rrugore – Situata e rrugëve paraqitet e mirë dhe Drejtoria e Rrugëve është në gadishmëri. Pajisja me lëndë ngrohëse e shkollave. Janë marrë për pajisjen me lëndët djegëse në të gjitha shkollat deri në fund të javës.
(XH.A/SHUPLAKA)