Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një dalje publike për mediat, por dhe më herët, pas nisjes së shembjes së shkollës së mesme Sami Frashëri, ‘harroi’ të zbatonte të gjitha rregullat e distancimit social dhe mbrojtjes nga COVID 19.
Pa maskë, pa doreza dhe përmbi të gjitha ngjitur nënkryebashkiakut Mazniku, kryebashkiaku i Tiranës na dha një tjetër leksion nga ato që jep në rrjetet sociale.
Pasi u ngacmua nga një prej gazetarëve se pse nuk kishte vënë maskë ai me shumë siguri u përgjigj:
“Keni vënë ju, mjafton njëri prej nesh që të krijohet barriera mes nesh”.
Pra me pak fjalë, ‘lali’ është i bindur që të gjithë jemi edukuar shumë mirë këto kohë për distancimin social dhe mbajtjen e masakve, saqë atij nuk i duhet më të ndjekë kësi angarirash. Për qëndrimin ngjitur me zëvendësin e tij nuk pati ndonjë koment, ndoshta herës tjetër….
Discussion about this post