Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në përpjekjen për të argumentuar se shembja e Teatrit Kombëtar është e domosdoshme ka organizuar sot një tjetër dëgjesë, këtë herë më arkitektët dhe urbanistët.
Ai në fjalën e tij tha se nga dëgjeësa me artistët kishte gjetur më shumë konsensus nga sa e priste, dhe se pas atij takimi tonet janë ulur.
Ndërkohë që në korrelacion të plotë me argumetet që janë paraqitur deri tani nga qeveria dhe kryebashkiaku për shembjen e Teatrit Kombëtar drejtori dhe i inxhinieri Ndërtimit Agron Hysenlliu i cili në fjalën e tij para Veliajt tha se i është bërë ekspertimi në 5 shtylla I Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se gjendja është alarmante dhe se duhet ndërprerë menjëherë ndërhyrja ose nëdërpreja e punës aty.
Gjendja më alarmante sipas tij ka të bëjë me zjarrin që sipas tij njërëzit mën dtë mbyten nga konfuzioni se nga duhet të dalin për të shpëtuar.
“Kemi kryer një akt ekspertimi, në 5 shtylla kryesore. Pjesa arkitektonike, ai objekt është ndërtuar në 38’, në pjesën arkitektonike është parë që nuk ka kushtet minimale, objekti lë për të dëshiruar. Nuk ka dhoma zhveshjeje, pjesa ku bëhet grimi, në katë aspekt, ky objekt është jashtë funksionit, për pjesën konstruktive është tërësisht jashtë. Objekti me materialet që ëhtë ndërtuar ka krijuar çarje. O të vihet dorë ose të largohemi se paraqet rrezikshmëri të lartë. Ne i kemi thënë dhe drejtorit të Teatrit që duhet të ndërpresë punën. Grupi ka dalë në përfundimin që objekti është i papranueshëm.
Përveç kësaj kushtet higjieno-sanitare janë skandaloze, ekzistojnë vetëm dy banjo, njëra në kat të parë, njëra në kat të dytë, nuk ka ambiente për dushe, zhveshja e artistëve bëhet në korridore.
Për sa i përket sistemi të zjarrit është gjendja më emergjente që duhet të ndërhyhet, janë bllokuar dyert e emergjencës, mund të vriten vetëm nga konfuzioni se s’kanë nga dalin”, tha ai. (B.H/Faxweb)