I pranishëm në një aktivitet të zhvilluar së fundmi titulluar “Harta e Shërbimeve Sociale”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, renditi arritjet e bashkisë gjatë këtyre viteve.
Duke u ndalur fillimisht tek arritjet në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, e më pas në Bashkinë e Tiranës, ai u shpreh se Tirana ka arritur progres. Ndër arritjet gjatë drejtimit të qeverisë, ai u ndal sërish tek përballimi i të temperaturave të ulëta gjatë muajve të ftohtë të dimrit, për t’u ndalur më pas në ngritjen e qendrave sociale, e tek të moshuarit.
“Them që menaxhuam mirë periudhën e ngricave në Tiranë. Në kryeqytet, kemi qendra sociale për të kaluar natën. Krahasuar me shumicën e bashkive, kemi mensa të hapura për të paushqyerit, të pambrojturit. Kur qeverisim ne, askujt nuk i refuzohet një vakt.
Është gjithashtu vetëm çështje dëshire të ndihmosh të moshuarit. Me një fishkëllimë, mund të reagojnë. 70-vjeç e është president i SHBA-ve.”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post