Siç ndodh zakonisht, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i kënaqur për organizimin e ceremonisë për Festën e Pavarësisë, ka shpërndarë për të gjithë një video të kësaj ngjarje.
Por, jo të gjithë janë të gëzuar për punën e kryebashkiakut.
Veliaj ka harruar një detaj në videon e postuar, pasi sheshi “Skënderbej” shihet i ”coptuar” nga mjetet e rënda, me të cilat po kryhen punimet prej disa muajsh.
Sheshi dikur i gjelbër tani është shndërruar në një gërmadhë ndërtimesh, por syrit të kryebashkiakut tonë nuk i bën dhe aq përshtypje. Ai veçse shkruan: “Gëzuar pavarësinë”!