09:45 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Veliaj, medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit: Krenar për sukseset tuaja

11:49 | 08/12/2024
në Te Gjitha
0
Veliaj, medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit: Krenar për sukseset tuaja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me medalje mirënjohjeje dy kampionët e rinj në boks, pjesë e Sport Klub Tiranës: Esmeralda Novruzaj, fituese e medaljes së bronzit në Kampionatin Evropian të Boksit U23, dhe Alban Beqirin, kampion boksi në Ballkan.

Në fjalën e tij, Veliaj i falenderoi sportistët për kontributin e jashtëzakonshëm në ngritjen lart të emrit të Tiranës dhe të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. “Unë e di që ju keni shumë medalje, por do të doja shumë që në atë murin tuaj të medaljeve të bashkohej edhe medalja e mirënjohjes e Bashkisë së Tiranës dhe Sport Klub Tiranës, së pari, sepse ju kemi tanët dhe se po vjen një frymë e re, një frymë shumë e mirë për Sport Klub Tiranën”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar Sport Klub Tiranën si një qendër të re të zhvillimit të talenteve, Veliaj u shpreh krenar për sportistët dhe trajnerët, të cilët i kanë dhënë një shtysë më të madhe zhvillimit të sportit.

“Jemi shumë krenarë për arritjet tuaja! Esmeralda, ti ke treguar kurajo dhe forcë, ndërsa Albani ka fituar medalje në një kampionat shumë të vështirë, me kundërshtarë të fortë. Kemi filluar të shohim rezultate të mëdha dhe ky është vetëm fillimi. Medalja e mirënjohjes së qytetit është një mënyrë për t’ju thënë se nuk ju harrojmë, që e dimë se po punoni shumë shumë fort. Sa herë që ngrihet ai flamur, flamuri më i bukur në botë, dhe sa herë që përmendet klubi ynë, sjell një krenari të jashtëzakonshme për vendin tonë, për kombin dhe për qytetin tonë”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive më të mira për trajnime dhe gara ndërkombëtare për sportistët shqiptarë.

Dy sportistët dhe trajneri i tyre, Seat Bushati, falenderuan kryetarin për mbështetjen, ndërsa premtuan suksese të tjera në të ardhmen.
Etiketa: Kampionet e BoksitVeliaj
Pas

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Nuk jam pjesë e garës elektorale, s’paraqes rrezik për askënd

Para

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Para
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet te Trauma

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.