Për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, koalicioni mes PS dhe LSI-së duhet të vazhdojë të paktën edhe për një mandat tjetër.
Duke folur nga studio e emisionit “Opinion”, kryebashkiaku Veliaj tha se e majta e bashkuar është gjithnjë në të mirë të vendit, duke ofruar stabilitet politik dhe ekonomik.
Sipas Veliajt kjo është vënë re edhe përgjatë këtyre 3 viteve, ku ai tha se Shqipëria ka njohur rritje ekonomike.
Koalicioni PS-LSI ka hasur në krisje sidomos kohët e fundit pas deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani kur ai u shkarkua nga detyra.
Kolalicioni është i vlefshëm deri në datën 18 prill kur duhet të vendoset nëse dy partitë e maxhorancës do të hyjnë apo jo bashkë në zgjedhje.
Erion Veliaj është shprehur po ashtu se nuk ka ambicie për të qenë kryetari i Partisë Socialiste. Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, ai ka deklaruar se nuk është i zgjedhur si pasardhës i Ramës.
Ai u shpreh se është duke shijuar punën e kreut të Bashkisë dhe nuk ka në mendje për të bërë asnjë punë tjetër.
Fevziu: A jeni juve i përzgjedhur si pasardhës i Ramës?
Veliaj: Jo
Fevziu: E keni këtë ambicie?
Veliaj: Jo
Erion Veliaj ka deklaruar po ashtu se do të jetë pjesë e fushatës dhe do të japë kontributin e tij për PS, për zgjedhjet e 18 qershorit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për marrëdhënien e tij me Tahirin, ai tha se ka një bashkëpunim të mirë dhe se do të punoj me të për koordimin e fushatës për t’i sjell fioren Partisë Socialiste.
(M.D/ Shuplaka)