23:57 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj merr me vete Xhafajn dhe vizitojnë parkingun nëntokësor në qendër të Tiranës (FOTOT)

15:17 | 11/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj merr me vete Xhafajn dhe vizitojnë parkingun nëntokësor në qendër të Tiranës (FOTOT)

Përveçse Sheshit një nga arsyet pse u bë dhe rindërtimi i tij është dhe parkimi nëntokësor që është hapur atje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, inspektuan sot ambientet moderne të parkimit nëntokësor, i cili nga mëngjesi i sotëm është hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës për pjesëmarrjen në koncertin e mbrëmshëm, i cili shënoi hapjen e sheshit “Skënderbej”, ndërsa tha se numri i lartë i atyre që e vizitojnë është treguesi më i mirë i suksesit të arritur.

“Kishim mijëra njerëz në shesh mbrëmë në darkë që ishte freskët, por kemi mijëra njerëz edhe sot paradite kur ka diell. Ndaj, besoj se sheshi ka marrë notën 10 nga vlerësimi që po i japin njerëzit që e vizitojnë. Fakti që mijëra qytetarë ishin dje në mbrëmje në koncert, ku disa prej tyre e gdhinë, kurse sot në mëngjes shumë të tjerë po e shijojnë sheshin “Skënderbej”, them se kemi bërë gjënë e duhur”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ky shesh është i vetmi sot në Europë i cili ka kaq shumë përqindje gjelbërim dhe një nga më funksionalët në gjithë hapësirën e tij. “Jam shumë i lumtur që po hapim edhe një pjesë funksionale të sheshit.

Nga paraditja e sotme ka filluar funksionimi i parkimit nëntokësor; është i vetmi shesh i cili ka shfrytëzuar maksimalisht si mbitokën, ashtu edhe nëntokën. Ndaj, besoj që të gjithë ata që kërkojnë një cen, duhet të kërkojnë shumë fort sepse besoj se kemi marrë mësime nga të gjithë sheshet e Europës për të bërë realisht sheshin më funksional që arkitektët mund të kenë zhvilluar vitet e fundit”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë parkingun nëntokësor publik, i cili ofron jo vetëm çmimet më të lira, por njëkohësisht standarde dhe siguri.

“Të parkosh sot në qendër të Tiranës është më mirë se sa një orë parkimi në rrugë. Nëse qytetarët kanë më shumë se një orë punë në qendër, u bie më lirë të parkojnë në parkingun e sheshit “Skënderbej”. Politika e parkingut është e vështirë si mentalitet, por të mos harrojmë se njerëzit gjithmonë e kanë paguar parkimin, thjesht nuk ia kanë paguar bashkisë, por ia kanë paguar atij që me një arkë zinte vendet e parkimit dhe nën kërcënimin se do t’i gërvishte makinën, ua merrte ato para”, u shpreh kreu i Bashkisë, teksa shtoi se të ardhurat nga parkingjet publike bashkia i investon në mbjelljen e pemëve dhe investime të tjera publike si çerdhe, kopshte, shkolla.

Veliaj tha se ky parkim ofron një zgjidhje ideale për ata që i lidh puna me institucionet kryesore rreth sheshit. “Për këdo që ka punë te Banka e Shqipërisë, te Muzeu Kombëtar, te Opera, te Pallati i Kulturës, te Biblioteka Kombëtare, te Bashkia e Tiranës dhe kompleksi i ministrive, nga Ministria e Brendshme, e Ekonomisë, e Bujqësisë, e Energjetikës, iu del më mirë sikur të parkojnë nëntokë dhe pastaj në këmbë të aksesojnë gjithë kompleksin e zyrave publike gjatë orëve të punës”, tha Veliaj.

 

Etiketa: Erion VeliajparkinguVeliaj
Pas

100 milionë euro për Marko Verratin, “çmendet” Barcelona

Para

”Jeni të djathtë, s’ka investime”, ÇUDIT kryetari socialist i Bashkisë së Maliqit në takimin me banorët (SKANDALI)

Para
”Jeni të djathtë, s’ka investime”, ÇUDIT kryetari socialist i Bashkisë së Maliqit në takimin me banorët (SKANDALI)

''Jeni të djathtë, s'ka investime", ÇUDIT kryetari socialist i Bashkisë së Maliqit në takimin me banorët (SKANDALI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.