21:00 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj mesazh opozitës: Ndeshjet kur kanë një datë, palët paraqiten, rezultat pa garë nuk ka

13:39 | 11/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj mesazh opozitës: Ndeshjet kur kanë një datë, palët paraqiten, rezultat pa garë nuk ka

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një tjetër mesazh për zgjedhjet e 18 qershorit, duke iu drejtuar sërish opozitës me në krye Partinë Demokratike. Pasi zhvilloi një ndeshje basketbolli me nxënësit e “7 Marsit”, në kuadër të investimit në palestrën e re, ai u ndal tek situata politike në vend.

Veliaj tha se ekipi i tij humbi, megjithatë dy ekipet i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u larguan në paqe, duke sjellë si paralelizëm situatën politike.

“Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët.

Edhe fëmijët e kuptojnë se mënyra për të ecur para është jo duke tërhequr këmbët zvarrë për të mos hyrë në garë, por duke qenë në garë dhe duke fituar me përulësi ose duke humbur me dinjitet; këto janë opsionet.

Ashtu si kjo ndeshje basketbolli, rezultat pa garë nuk ka, ndaj besoj se ashtu siç e kanë kuptuar fëmijët, që gara e bën më të mirë qytetin, e bën më të mirë një nxënës, e bën më të mirë një njeri që mëson si të humbasë dhe si të fitojë. Edhe politika duhet të mësojë nga fëmijët. Me pak garë të ndershme, të sinqertë, duke u paraqitur në orar, duke bërë secili më të mirën, merr një rezultat që i kënaq të gjithë!”, përfundoi Veliaj.

Erion Veliaj ne shkollen “7 Marsi”
Etiketa: Erion Veliajndeshjeparti politikeshkolle
Pas

”Korrupsion aktiv”, pranga Avokatit 53-vjeçar në Shkodër (EMRI DHE FOTO)

Para

Zgjedhjet, Rama me Tahirin miting të enjten me të rinjtë që votojnë për herë të parë

Para
Zgjedhjet, Rama me Tahirin miting të enjten me të rinjtë që votojnë për herë të parë

Zgjedhjet, Rama me Tahirin miting të enjten me të rinjtë që votojnë për herë të parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.