Në inspektimin e linjës së re që përshkon segmentin Farkë – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit, pasi foli për shërbimin e përmirësuar të transportit urban, ai dha edhe një mesazh për opozitën.
Kujtojmë se protesta e opozitës është në ditën e 24-të të saj, e vendosur në sheshin përpara Kryeministrisë, duke shkaktuar kufizim të trafikut.
Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka për të rregulluar atë që mund të rregullojë, por për ato që nuk ka në dorë, shpreson në triumfin e arsyes dhe që qyteti të lejohet të jetojë lirshëm.
“Pavarësisht se kemi pasur disa ngërçe si bllokimi në Bulevard, me gjithë vonesat e vogla, linjat na janë përgjigjur dhe trafiku ka vazhduar normalisht. Sigurisht, pasi të hapet Bulevardu, do të kemi akoma më shumë zhdërvjelltësi, sidomos në këtë linjë dhe linjën e Tiranës së Re, të cilat janë dy linjat që e vuajnë më shumë bllokimin. Ne do të rregullojmë ato që kemi në dorë të rregullojmë, kurse ato që nuk i kemi në dorë, shpresoj që arsyeja të triumfojë dhe qyteti të lejohet të jetojë lirshëm”, u shpreh Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post