Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar sonte në lidhje me debatin e ditëve të fundit atë të kalimit të Teatrit Kombëtar në pronë të Bashkisë Tiranë. Vendimi i qeverisë për këtë kalim pronësie të teatrit i hap rrugën shembjes së paralajmëruar dhe ndërtimin e një godine të re .
Mirëpo për këtë ka teme ka patur shumë kundërshti si nga artistët ashtu edhe nga palët politike dhe nga vetë Presidenti Meta.
Teatri duket se do jetë një vatër e nxehtë ne raportet mes Kreut të Bashkisë Veliaj dhe Presidentit Meta. Presidenti ka paralajmëruar që qeveria dhe bashkia të mos afrohen për ta shembur godinën, ndërsa Veliaj sot tha se juristët në Tiranë qeshin me veprimet e Ilir Metës.
“Presidenti ka dorëzuar një padi nul, duhet të gjejë një këshilltarë ligjor dhe jo të bëhet barcaletë ligjore. Po bëhet gaz i botës, juristët po qeshin nëpër Tiranë. Nuk mund të budallepset e gjithë Tiranë se bën gafa një institucion. Ai ka dorëzuar një ligj nul, sepse nuk ekziston më ai ligj”, u shpreh Veliaj.
Veliaj i referohet padisë që ka bërë Meta në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin special me anë të së cilës firma Fusha do të ndërtonte Teatrin dhe një numër kullash.
Ndërkohë Presidenti Meta ka paralajmëruar një padi të re lidhur me çështjen e Teatrit.