Ai është etiketuar shpesh si i besuari i Ramës për ti lënë karrigen, po mesa duket Erion Veliaj ka bojkotuar sot takimin e kryeministrit me krerët e bashkive. Bëhej fjalë për një takim ku do të diskutohej reforma e re e ujësjellësve në të gjithë vendin.
Në rreshtin e parë në mbledhje ishin renditur kryetarët socialistë të bashkive më të mëdha si Vangjush Dako, Dritan Leli e Qazim Sejdini, e pas tyre vinin gjithë të tjerë.
Po sigurisht që Veliaj duhet të ketë pasur arsye madhore dhe këtë është munduar dhe zyra e tij e medias të përhapë me shpejtësi lajmin.
Mësohet se kreu i Bashkisë së Tiranës është nisur drejt Firenzes ku do të ketë një takim me homologun e tij. Sa mirë Veliaj..ngeli sa në një qytet të botës në tjetrin!
(E.K/FAXWEB)