12:29 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj nga Burgu: Përndjekja ime është një Proces Kafkian, si Jozef K.

11:16 | 22/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj nga Burgu: Përndjekja ime është një Proces Kafkian, si Jozef K.

I privuar nga liria dhe i mbyllur në qelitë e burgut, Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka reaguar ndaj akuzave që i janë ngritur, duke e krahasuar situatën e tij me një proces kafkian. Ai shkruan se, siç ndodhi me personazhin Jozef K. në romanin e Franz Kafkës, ai është arrestuar dhe përndjekur pa bërë asgjë, ndërsa i gjitha kjo vazhdon të zhvillohet përmes një spektakli mediatik të paqartë.

Në një reagim të tij, Veliaj e ka cilësuar si absurde akt-akuzën e ngritur ndaj tij, duke e quajtur të pabazuar dhe të manipuluar. Ai ka theksuar se gjithçka lidhet me ndihmën që i ka dhënë një sipërmarrësi të nderuar, Shkëlqim Fushës, për një projekt të ndërtimit në jug, ndërkohë që ai e ka përshkruar këtë akuzë si një mashtrim të pabazuar, që nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin.

Në një ndarje të mëtejshme, Veliaj ka shpjeguar se, si çdo qytetar, ka vepruar sipas ligjit, duke dhënë leje ndërtimi për një shtëpi, siç e parashikon Kodi Zgjedhor, dhe se asnjë prej akuzave që e lidhin me korrupsionin nuk ka asnjë bazë ligjore. Ai ka theksuar gjithashtu se, si në një akt kafkian, qëllimi i vetëm është shkatërrimi i imazhit të tij dhe denigrimi i figurës së tij.

Veliaj e ka cilësuar këtë përndjekje si një vazhdim të një procesi të ngjashëm me atë që Kafka përshkruan në librin e tij, dhe se ky proces i padrejtë dhe i manipulueshëm do të vazhdojë derisa të shihet drita e vërtetë e drejtësisë.

“Këto janë akuzat dhe këtë lojë po luajmë. Kjo është një farsë kafkiane, dhe unë do të vazhdoj të qëndroj dhe të luftoj, sepse e vërteta do të dalë një ditë”, ka deklaruar Veliaj, duke shtuar se gjithçka që ndodhi me të është pjesë e një plani për ta përfshirë në një spiralë të pafund ngjarjesh të pavërteta.

Reagimi i Veliajt:
“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.
Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.
Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.
Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!
Ja argumentimi i Kafkës tim:
ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;
ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;
ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.
Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!
Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.
1. Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.
Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.
2. Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.
Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.
3. Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.
Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm.
Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.
Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera.
Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina.
Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time?” dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime!
Procesi i Kafkës tim vazhdon.
Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!
Pas

Zgjedhjet e 11 Maj 2025: Përdorimi i pajisjeve elektronike për votim dhe numërim në Tiranë dhe Vorë

Para

Safet Bajri arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, saga e vrasjeve mes dy fiseve që “përgjakën” Shkodrën

Para
Safet Bajri arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, saga e vrasjeve mes dy fiseve që “përgjakën” Shkodrën

Safet Bajri arrestua për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, saga e vrasjeve mes dy fiseve që “përgjakën” Shkodrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria e Kosovës pranon kërkesën e SHBA për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta

Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori

Berisha reagon ndaj zgjatjes së hetimeve për Ilir Metën: Akt politik dhe kriminal – Rama dhe Troplini do të përgjigjen

“20 mijë euro për një vrasje-dëshmia që implikon emra të njohur të krimit”

“Me 30 mijë euro shpëtohen të gjitha bagëtitë”/ Vaksina kundër murtajës së bagëtive, janë shfaqur tre vatra të sëmundjes

“Morëm 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut”, i penduari i drejtësisë Tafani vijon rrëfimin përpara togave të zeza

Shkodër/Nëna kallëzon në polici: Vajza 17 vjeçe ka ikur nga banesa

Tentoi të vjedhë në një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

Dështon tentativa e 30 për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK(VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.