00:10 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj nga Çikago: Brenda 5 viteve ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë

12:21 | 17/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj nga Çikago: Brenda 5 viteve ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar.

 Ai deklaroi se pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e pjesës kryesore të sheshit “Skënderbej”, ka nisur puna për pjesën pas bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe sistemimi i hapësirës midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit.

 “Po zgjerojmë pjesën pedonale të sheshit pas “Skënderbeut”, me lulishten klasike, që e mbajmë mend që fëmijë. Mandej, vazhdojmë me atë që quhet Kopshti i Librave, midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit. Pra, ajo zonë do të kthehet në një mjedis ku mund të marrësh e japësh libra, e lidhur natyrshëm edhe me Bibliotekën Kombëtare”, tha Veliaj. 

Sa i përket zhvillimit të një plani rregullues për Lumin e Lanës, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se aktualisht ka nisur puna për hartimin e një projekti në bashkëpunim dhe me qeverinë japoneze për të eliminuar derdhjen e ujërave të zeza. Veliaj tha se fillimisht projekti do të zgjidhë problemin për 300 mijë familje që ndodhen në pjesën veriore të qytetit, e më pas do të shtrihet edhe në pjesën jugore.

“Jemi duke bërë një projekt me qeverinë japoneze, e cila vendos të gjithë kanalizimet e zeza në një kolektor që i shmang nga derdhja në Lanë. Në një farë mënyre, Lana ishte kthyer në kolektorin natyral të Tiranës. Kolektori zgjidh të paktën problemin për 300 mijë familje, pra pjesën veriore të qytetit. Do të duhet të bëjmë të njëjtin investim edhe për pjesën jugore.  Brenda 5 viteve nuk do të kemi më ujëra të zeza që derdhen në Lanë, por dy kolektorë që ecin paralelisht”, tha ai.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: erion velaij
Pas

Basha reagon ashpër për nxjerrjen në rrugë të 150-familjeve në Shkozë: Ky është krim

Para

‘’Ky mund të ishte Zaho, Z. Kryeministër!”, APELI i fëmijëve të Shkozës dhe premtimi i pambajtur i Ramës

Para
‘’Ky mund të ishte Zaho, Z. Kryeministër!”, APELI i fëmijëve të Shkozës dhe premtimi i pambajtur i Ramës

‘’Ky mund të ishte Zaho, Z. Kryeministër!", APELI i fëmijëve të Shkozës dhe premtimi i pambajtur i Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.