16:48 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj nuk e merr as të dielën pushim, e kalon me të moshuarit. Bën edhe pak moral

13:07 | 01/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj nuk e merr as të dielën pushim, e kalon me të moshuarit. Bën edhe pak moral

Thonë që veprat e mira nuk bëhen për tu ndarë me të tjerët, po nuk është ky rasti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Me rastin e ditës Ndërkombëtare të të moshuarve ai e ka kaluar këtë të dielë pranë tyre. E sigurisht që nuk mund të mungonte njoftimi për mediat i rastit.

“Erdha t’ju uroj të gjithëve gëzuar festën e 1 Tetorit, ‘Ditën e të Moshuarve’. Besoj se një qytet e ka shumë të rëndësishme të bëjë punime në infrastrukturë, për rrugë, pëe ujësjellës, të ketë parqe, çerdhe, kopshte, shkolla. Por mbi të gjitha, një qytet është shumatorja e njerëzve.

Të mos harrojmë që ajo që e bën qytetin qytet është familja e madhe e njerëzve që banojnë në atë qytet dhe kjo do të thotë respekt për këdo që ka dhënë kontribute, që vazhdon të japë kontribute, pavarësisht pse ndoshta nuk është në punë aktive, por është në moshën e tretë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se bashkia do të vijojë investimet për kënde të reja çlodhëse, që do u shërbejnë jo vetëm të vegjëlve, por edhe moshës së tretë, me infrastrukturë të nevojshme për ta.

“E kam thënë se këndet e lodrave nuk janë më shumë për fëmijët, se sa për gjyshërit dhe për gjyshet, sepse është një mjedis ku piqemi edhe si familje, të ndajmë hallet me njëri-tjetrin, të diskutojmë problemet e komunitetit. Ndaj do të vazhdojmë edhe këtë vit që përveç këndeve të lodrave, të kemi edhe kënde për të moshuarit, edhe një tavolinë ku luhet shah, domino, edhe më shumë hapësira sidomos mes pallateve. Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 kënde të tjera, që çdo lagje të ketë një hapësirë të gjelbër për të kaluar kohën në natyrë”, tha Veliaj.

E sigurisht nuk ka lënë mangët as një apel për të gjithë shoqërinë.

 “Do të doja t’i bëja një thirrje të gjithë të rinjve, që të mos harrojmë të parët tanë, mos të harrojmë gjyshërit tanë, mos harrojmë gjyshet tona. Dikush ka dhënë kontribut deri ditën që kishte fuqi për t’ia kaluar stafetën një brezi tjetër.

Për shumë të rinj sot që mund të kenë braktisur familjet e tyre, ose prej emigracionit, ose prej jetës së vështirë urbane në kryeqytet, që ua zë ditën me halle të tjera, të mos harrojmë mbi të gjitha njëri-tjetrin. Mesazhi më i mirë që mund të japim për të rinjtë sot është: Le të kujtojmë nga kemi ardhur dhe le të kujtojmë të gjithë kontributin e të parëve tanë”, u shpreh Veliaj.

 

Etiketa: bashkia e tiranesErion VeliajVeliaj
Pas

“Duke shijuar rrezet e vjeshtës”, si e quan Bieta Sulo të birin (FOTO)

Para

Nga dyshekë te kanarina, të gjitha dhuratat që drejtori i postës thotë se ja ka dhënë “Elonës”. Si nisi njohja (SKEMA)

Para
KUSH është në të vërtetë Enertila Beqaj, e akuzuara për mashtrimin me 60 milionë lekë në Durrës (FOTO)

Nga dyshekë te kanarina, të gjitha dhuratat që drejtori i postës thotë se ja ka dhënë "Elonës". Si nisi njohja (SKEMA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.