Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk e harron vesin për të paraqitur si lajme të ditës, ato që kanë ndodhur shumë ditë më parë.
Këtë mbrëmje ai ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet kapur përdore me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën.
“Askush nuk i shpëton pasditeve te Pazari i Ri. Një fundjavë të mbarë të gjithëve.”, shkruan Veliaj krahas fotos.
Mirëpo pot a shohësh me vëmendje kuptohet fare qartë se bëhet fjalë për një foto të realizuar për ditën e verës, pra më 14 mars. Kjo sepse veshja e Veliajt por edhe e bashkëshortes së tij është e njëjtë me atë ditë. Duke filluar nga xhupi blu i Veliajt apo bluza me kukullat pokemon, deri te fustani i verdhë me pika të bardha i Ajolës me xhupin jeshil mbi të.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Veliaj e bën një gjë të tillë. Sot bëhet fjalë për një diferencë prej katër ditësh. Por po të kujtojmë çfarë ka bërë Veliaj në tetor kuptojmë se problemi është edhe më i madh.
Gazetari Artur Cani zbuloi në investigimin e “Shuplaka-s” në janar të këtij viti, se kryebashkiaku kishte qëndron 9 ditë në muaj në Tiranë dhe 22 ditë majë avionit e jashtë atdheut gjatë tetorit të 2016-ës, pavarësisht se në kronikat televizive figuronte se ishte çdo ditë në krye të detyrës në kryeqytet duke përuruar, vizituar, hapur punime, inspektuar… (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1379″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]