00:17 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj nuk ndalet: Pas pagesës së qeseve, do të vemë gjoba të rënda

11:38 | 26/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj nuk ndalet: Pas pagesës së qeseve, do të vemë gjoba të rënda

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ka nisur sot një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit.  Ky aksion nisi në orën 09.00 të mëngjesit në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në zonën e Farkës pranë liqenit të Thatë ku theksoi se falë angazhimit të bashkisë, situata e pastrimit ka ndryshuar.

“Jemi ku e ku krahasuar me një vit më parë, ku e para ishte bashkia që dështonte. Sot jemi situatë tjetër ku bashkia është në krye të punëve, ku vetë kryetari vë dorezat e merr qeset për të mbushur plehrat. Do të thotë që çdo punëtor i bashkisë e bën këtë. Ajo që ka ndryshuar është sensibilizimi.  Dua të falënderoj gjithë ata vullnetarë sot, ku shumë qytetarë që ndoshta sot kishin ditën e tyre të pushimit, në pika shumë periferike të Tiranës, kanë lënë ditën e tyre për t’ia kushtuar këtij aksioni qytetar. E vlerësoj jashtë mase, vetëm kështu e ndërtojmë qytetarinë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se do t’i propozojë qeverisë edhe ndalimin e përdorimit të qeseve plastike sikurse shumë qytete moderne në Europë e bëjnë.

“Është shume e rëndësishme që ne të kemi disa politika shumë të rrepta dhe duke filluar nga java që vjen, supermarketet do të vënë një pagesë  modeste për qeset, kjo jo për të rikuperuar koston, por për të krijuar një barrierë edhe psikologjike, për t’u kujtuar njerëzit që më mirë të mos e marrin fare se sa ta ndosin. Do t’i propozoj këshillit bashkiak që ne të shkojmë në masa edhe më drastike për ndalimin e qeseve në Tirane edhe sigurisht do t’i propozoj qeverisë Rama që ne të shkojmë si vendet moderne, që kanë marrë një vendim kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike që janë ndotësi kryesor për qytetin tonë. Dua të bëj thirrje për të gjithë ata që bëjnë punë në banesat e tyre dhe gjithë inertet i vënë buzë rrugës. Nuk mbarojnë gurët, tulla etj. Ka vende depozitimi ku këto mund të bëhen në mënyrë shumë herë më të civilizuar. Dua t’i bëj thirrje të gjithë gomisterive, ne kemi vënë disa gjoba shumë të rrepta. Do të vazhdojmë të vëmë gjoba. Kryeqyteti i ëndrrave tona është kur ka një vend për inertet, një vend për gomat”, tha kryebashkiaku.

Aksioni i pastrimit nga ndërmarrjet e bashkisë dhe qytetarët për heqjen e mbetjeve do të vijojë gjatë gjithë ditës. 

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: Erion Veliajpastrimi
Pas

Ditë zgjedhjesh, bullgarët votojnë sot për qeverinë e re

Para

Spahiu ndez çadrën: Të bashkohesh me çdo qeveri është kurvëri,të bashkohesh me çdo opozitë është burrëri

Para
Spahiu ndez çadrën: Të bashkohesh me çdo qeveri është kurvëri,të bashkohesh me çdo opozitë është burrëri

Spahiu ndez çadrën: Të bashkohesh me çdo qeveri është kurvëri,të bashkohesh me çdo opozitë është burrëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.