Viti 2025 ka trokitur edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2024. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj numëroi në skenë countdown-in, numërimin mbrapsht të numërave që simbolizojnë ndërrimin e viteve.
E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme.
Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët duke përfituar nga temperaturat relativisht të larta megjithëse dimër pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2025 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.
Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.
Padyshim që show me fishekzjarrë 10 deri në 15 minuta e bëri të paharrueshme këtë natë, teksa policia ndodhet në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë.