Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kryer këtë paradite inspektimin e fundit të sheshit “Skënderbej” përpara hapjes zyrtare të tij në orën 19:30 të kësaj të shtune. Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen festimeve të sotme me një program artistik të ngjeshur që do të sjellë muzikën dhe vallet nga të gjitha trevat shqiptare sikundër edhe pllakat e sheshit.
Më tej, Veliaj zbuloi edhe grupin e parë muzikor që do të zbresë në skenën e sheshit “Skënderbej”, një ditë pas hapjes së tij, si dhe bëri me dije se festë do ketë çdo ditë.
“Kjo është vetëm nata e parë, por festa do të vazhdojë çdo ditë. Të dielën në mbrëmje do të kemi “Tre Musketierët”, me muzikë rok, kurse gjatë ditëve në vijim me muzikë moderne, për t’u siguruar që të gjithë të kenë mundësi ta shijojnë Sheshin “Skënderbej”, jo vetëm si një hapësirë fizike, por edhe si hapësirë kulturore”, theksoi Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post