Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionit “Opinion”, ka folur për shpronësimet në Shkozë, i cili ai tha se po zbaton një vendim të qeverisë të ish-kryeministrit, Sali Berishës.
Sipas Veliajt do të hipotekohen vetëm ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv.
“Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje”, tha Veliaj .
Ndër të tjera tha se Partia Demokratike po hedh “lot krokodili” pasi ka pasur çdo mundësi që t’i legalizonte ato banesa.
Po ashtu ai shtoi se “Mua më duket projekt i mirë, por Bashkia s’ka lidhje me këtë dhe dy partitë që sot janë në opozitë, i kanë drejtuar këto dy dikastere dhe i kanë bërë këto dy kontrata. Më duket e pandershme, më duket jo njerëzore dhe më duket e padrejtë që autorët e këtij projekti, sot mundohen të gjejnë fajin tek Bashkia e Tiranës, kur ne jemi këtu vetëm për të dhënë një asistencë sociale. Kështu që të sqarojmë pjesën jemi apo s’jemi të përfshirë dhe kush është i përfshirë”, u shprehur Veliaj.
(S.SH/Shuplaka)