23:06 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Veliaj për të rinjtë që duan të investojnë: Bashkia ofron grante dhe kredi

13:15 | 21/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj për të rinjtë që duan të investojnë: Bashkia ofron grante dhe kredi

Gjatë takimit të zhvilluar pasditen e djeshme në Petrelë, me titull “EU Transit –Tirana Farm”, me objektiv gjetjen e partnerëve dhe rritjen e mundësisë për bashkëpunim ndërmjet sipërmarrësve të rinj në vendin tonë dhe vendeve të tjera europiane, kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi ndër të tjera mbështetjen për të rinjtë.

Ai u shpreh se për të gjithë ata të që kanë ide të caktuara, bashkia mund të ofrojë grante ose kredi në varësi të ideve:

“Bashkia e Tiranës e ka një skemë të kredive dhe të granteve për të rinjtë. Nëse shuma është e vogël, ne mund ta japim në formë granti, nëse një nga të rinjtë këtu në Kryezi, Hekal, Petrelë apo kudo ka një ide, të shohim nëse mund ta financojmë. Nëse ideja është investim pak më i madh, kemi edhe një fond të mikrokredive si Crimson Fund Albania, ku gjithashtu japim mikrokredi për një periudhë afatgjatë me norma interesi thuajse zero, por që të sigurohemi që ai djalë apo vajzë që ka një ide brilante se si mund të gjenerojë të ardhura me ekonominë e fshatit, të ketë mundësi ta bëjë edhe me ndihmën e Bashkisë.”, u shpreh Veliaj.

Ai u ndal më tej tek nevoja e nxitjes së prodhimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale vendase dhe shtimin e investimeve si ai i Pazarit të Ri.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkia e tiranesErion Veliajfinancimegrante
Pas

Shirat përmbytin Durrësin, shpërthejnë ujërat e zeza

Para

Fermerët braktisin kultivimin e kulturës së thekrës në Korçë, shkak tregu i pakët dhe çmimi i ulët i shitjes

Para
Fermerët braktisin kultivimin e kulturës së thekrës në Korçë,  shkak tregu i pakët dhe çmimi i ulët i shitjes

Fermerët braktisin kultivimin e kulturës së thekrës në Korçë, shkak tregu i pakët dhe çmimi i ulët i shitjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.