Këtë mbrëmje kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka organizuar pritjen e fundvitit me stafin pedagogjik të Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Pas rikonstruksionit që i bënë shkollës në tetor, kryebashkiaku u zotua se do investojnë edhe për sallën e Koncerteve të Liceut.
“Pak e dinë se çdo yll që shkëlqen sot nga Shqipëria në botë është produkt i përkushtimit magjik aty. Ne mbajtëm premtimin për shkollën e re, ato mbajnë premtimin çdo ditë për gjeneratën e re!
P.S: Pas shkollës do investojmë në sallën e Koncerteve të Liceut që çdo talent i ardhshëm ta ketë skenën e 1-rë në kushte optimale”, shkruan Veliaj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”245″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]