03:46 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: “Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën”

17:31 | 11/12/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: “Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën”

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi dje një pritje të veçantë për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare. Në fjalën e tij, Veliaj vlerësoi sukseset e Tiranës gjatë vitit që kryesoi Presidencën e rrjetit të qyteteve anëtare të B-40, duke e cilësuar këtë vit si një ndër më të suksesshmit në bashkëpunimin rajonal.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Kemi pasur një rritje të bashkëpunimit mes qyteteve. Presidenca e jonë e trefishoi anëtarësinë, teksa sot jemi rreth 71 qytete që janë pjesë e B-40, një platformë ku ndoshta, me shtete ose me protokoll nuk ulemi dot sepse ka ende punë të pazgjidhura, ama me qytetet, kjo ka qenë pak më e lehtë”, tha Veliaj.

Teksa theksoi rëndësinë e rolit të Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, kryebashkiaku nënvizoi se kush punon, komentohet.

“Ne po bëjmë shumë punë në Tiranë, dhe siç e dini edhe ju, sukseset janë nga ato ‘mëkate’ që nuk falen kurrë. Kush punon edhe do komentohet, edhe do debatohet, por unë e kam marrë përsipër këtë detyrë, – siç keni marrë edhe ju përsipër detyrat tuaja – prandaj, është shumë e rëndësishme t’i çojmë gjërat përpara dhe të bëjmë më të mirën për këtë vend, edhe për misionet dhe detyrën që secili ka marrë përsipër”, tha Veliaj.

Ai ndau një mesazh inspirues edhe nga Nënë Tereza: “Mund të bëjmë gjëra të vogla, me dashuri të madhe”. “Secili prej nesh është thirrur në shërbejë. Disa janë thirrur në një shërbesë fetare, disa janë thirrur në shërbesa civile. Për ne që jemi thirrur në shërbesë civile, ndoshta gjërat që bëjmë duken një pikë në oqean, por pa atë pikë, oqeani do ishte më i vogël, qoftë edhe ky oqeani i qytetit tonë. Dua t’ju uroj të gjithëve shumë sukses në misionin tuaj shumë të rëndësishëm! Shumë mirënjohje për të gjithë kontributin që keni dhënë për qytetin tonë dhe lulëzimin e tij, që është një histori e jashtëzakonshme progresi dhe suksesi”, deklaroi Veliaj

Pas

Sula: Kushtet e punës, Shëndetësia dhe Arsimi tri arsyet që dëbojnë të rinjtë nga Shqipëria

Para

‘Xhafaj-Rama, komplot kundër SPAK’, Kryeministri: Çdo ndryshim në reformën në drejtësi në funksion të integrimit kalon përmes BE dhe SHBA

Para
‘Xhafaj-Rama, komplot kundër SPAK’, Kryeministri: Çdo ndryshim në reformën në drejtësi në funksion të integrimit kalon përmes BE dhe SHBA

‘Xhafaj-Rama, komplot kundër SPAK’, Kryeministri: Çdo ndryshim në reformën në drejtësi në funksion të integrimit kalon përmes BE dhe SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.