Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto në rrjetet sociale tek sa mban në dorë djalin e tij i cili erdhi në jetë vetëm dy ditë më parë.
Veliaj ka bërë të ditur edhe emrin e djalit të tij për të cilin kishte thënë se do të mbante një emër shqiptar dhe tirons.
“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan ai në rrjetet sociale.