15:36 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj: Qytetarët të jenë korrektë me faturat e ujit, është redukutuar me 60% përdorimi i qeseve

12:04 | 26/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj: Qytetarët të jenë korrektë me faturat e ujit, është redukutuar me 60% përdorimi i qeseve

Shumë shpejt, problemi i një mijë banorëve në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, do të marrë zgjidhje. Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm për rikonstruksionin e kolektorit dhe rrjetit të kanalizimeve, i cili prej kohësh ishte amortizuar si pasojë e mbushjes dhe bllokimit me materiale inerte.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Baraj, administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektoi punimet e nisura dhe theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur para qytetarëve. “Ndihem shumë mirë sot që kthehemi dhe u shtrëngojmë dorën qytetarëve me një premtim të mbajtur. Kjo ka qenë ndoshta këneta më e madhe urbane në një qytet si Tirana. Them kënetë e madhe urbane sepse reshja e parë e shiut e kthente këtë mëhallë në një “govatë”, ku baltovina, mushkonjat dhe problematikat që shkaktonte uji i ndenjur ishte shqetësimi kryesor i banorëve. Për herë të parë, kemi jo vetëm kanale të ujërave të zeza, por edhe kanale të ujërave të bardha, si dhe një ujësjellës të ri për një zonë e cila është 7-8 fishuar si popullsi pas fillimit të viteve ’90”, u shpreh Veliaj.

Duke garantuar se Bashkia e Tiranës do të bëjë përpjekjet maksimale për përmirësimin e infrastrukturës, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të jenë korrekt me pagesat e ujit. “Bashkia dhe Ujësjellësi po bëjnë përpjekje maksimale, por kjo kërkon edhe pak bashkëpunim nga qytetarët. Vetëm kur Bashkia është në krye të punëve dhe qytetarët janë të përgjegjshëm, mund të kemi një qytet model, siç ka filluar të sillet Tirana sot. Tirana ka sot çmimin më të ulët të ujit nga të gjitha qytetet e bashkitë e mëdha, por unë besoj se po merr shërbimin më të lartë e cilësor. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë korrektë me faturat e ujit. Siç duket, ne kemi investuar pothuajse në çdo lagje. Në një vit kemi pasur 103 investime në Ujësjellës, sa ç’nuk ishin bërë në 25 vitet e fundit”, tha Veliaj, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të mos bllokuar kanalet me mbetje.

Kreu i Bashkisë përshëndeti qytetarët për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike. Veliaj theksoi se nisma ka gjetur përkrahje, duke sjellë një ulje të përdorimit të qeseve me 60%. “Qytetarët e kanë dhënë një kontribut të qenësishëm, duke reduktuar përdorimin e qeseve plastike. Pas vendosjes së një pagese simbolike për qeset, na rezulton se në ditët e para ato janë reduktuar me 55-60%. Shumë shpejt edhe Këshilli Bashkiak do të marrë vendime të cilat do të ndalojnë totalisht përdorimin, sidomos të qeseve ultra të holla, që nuk degradohen dhe që janë problematika kryesore në çështje të kanalizimeve”, tha ai.

Krahas përpjekjes për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave në koshat e posaçëm të vendosur në të gjithë kryeqytetin. “Është shumë e rëndësishme që qytetarët jo vetëm t’i reduktojnë maksimalisht qeset plastike, por edhe të përdorin siç duhet koshat e mbeturinave. Sot në pjesën më të madhe të Tiranës kemi kosha të mbyllur, të cilët duan vetëm pak mund që qesja e plehrave të futet poshtë valvulës”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Besnik Baraj u shpreh se me këtë shpejtësi që po punohet, Bashkia e Tiranës ka ngjallur shpresë tek të gjithë qytetarët. “Tre muaj më parë ishim këtu dhe një grup banorësh na shfaqën ankimet e tyre në lidhje me situatën shumë të rëndë që krijohet këtu në rast reshjesh. Dhe ja sot, pas 3 muajsh, premtimin e dhënë, kryetari i Bashkisë po e bën realitet. Praktikisht kjo zonë, nuk do të jetë më një zonë që përmbytet. Me këtë shpejtësi që po punon Bashkia, ka ngjallur shpresë jo vetëm te këta banorë, po kudo dhe jam i bindur se Bashkia po përballon me shumë sukses sfidat e këtij qyteti me problematika të shumëfishta”, tha Baraj.

Investimi që po kryhet në këtë segment do të jetë totalisht një ndërmarrje e standardeve më të larta, ku janë parashikuar sasitë e reshjeve që mund të bien për 10 vitet e ardhshme.

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1680″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: Erion Veliajujesjellesi
Pas

Nuk ia doli dot të zgjidhte krizën por David McAllister u dha 3 mesazhe dje gazetarëve shqiptarë (VIDEO)

Para

‘’Rama është gati të dorëzojë gjithçka po jo karrigen e tij”, Basha ia pret shkurt Ramës dhe Metës

Para
Një muaj protestë, Basha ashpërson gjuhën: Kë kërcënon mor ‘’surratsës’’? Dyshja nuk i ka punët mirë

‘’Rama është gati të dorëzojë gjithçka po jo karrigen e tij'', Basha ia pret shkurt Ramës dhe Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Gjashtë efektivë policie nisin gjyqin për korrupsion dhe shpërdorim detyre: Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje

Ditë më të mira në mandatin e 4 të PS? Një pjesë optimistë, të tjerët s’kanë besim se gjërat po shkojnë mirë

Sekuestrim pasurish në Shqipëri pas dënimit për trafik narkotikësh në Angli

Itali/ Shpërthen vullkani Etna, retë e tymit arrijnë në disa km lartësi

Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Delegacionet bisedojnë në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë

Itali/ Shpërthen vullkani Etna, retë e tymit arrijnë në disa km lartësi

Vrasja në tale të Lezhës, shpallet në kërkim i dyshuari që ekzekutoi Pjetër Kazën, dyshohet për hakmarrje

Tensionohet situata te Serbia në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i kombëtares: Iki që nesër nëse jam unë problemi

EMRI/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.