Gjatë inspektimeve të punimeve në rrugën “Mihal Grameno”, ku flitet se po merr zgjidhje furnizimi me ujë dhe problem i ujërave të zeza për 5.000 banorët e zonës, Erion Veliaj bëri një apel të rëndësishëm për banorët e kryeqytetit.
Ai u kërkoi atyre të tregohen të kujdesshëm me shfrytëzimin e ujit të pijshëm dhe mos ta përdorin atë për të larë tapetet, ujitur bahçet apo larë rrugët.
“U kërkoj të gjithë banorëve me sinqeritetin më të madh, si administrator i qytetit, ta kursejnë ujin e pijshëm. Ta mbyllin çezmën nëse nuk e përdorin ujin, të mos lajnë tapetet dhe të mos ujisin bahçet me ujin e pijshëm, të mos i lajnë rrugët sepse nuk ka sot pikë logjike që uji i pijshëm të përdoret në këtë mënyrë, në momentin që Tirana është bërë me një milionë banorë”, mësohet të ketë thënë Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)