Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka shkuar ditën e sotme në zonën e Astirit, për të inaguruar njësinë nr 14 në këtë zonë.
Banorët e Astirit, të cilët tashmë prej muajsh po protestojnë për mbrojtjen pronave të tyre, pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, e kanë pritur Veliajn me protesta.
Banorët shprehen se kryebashkiaku duhet të takohet me to pasi sipas tyre ato duhet të dëmshpërblehen me vlerën e tregut për pronat e tyre.
“Kryebashkiaku është që të vijë të takohet me ne. Është një projekt që është bërë gjithë kjo vjedhje, që doli ashiqare dhe nuk takohet me ne. Erion Veliaj është një i kapur nga kumbari i madh që e ka emrin Edi Rama. Shumë shpejt do të shihni dhe përgjigjen që do të marrë Edi Rama nga populli. Sepse populli i Unazës së Re nxorri 20 mijë euro që do të vidheshin nga këto.
Ne banoret e Unazës së Re, jemi të vendosur kundër këtij projekti. Projekti të anullohet, çdo lloj tenderi, deri sa të shkojë çështja në një gjykatë të drejtë. Ne duam drejtësi, ne nuk duam gjë tjetër, duam që të të zbatohet ligji.”– u shpreh një nga banorët.
(M.Q/Faxweb.al)