17:54 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj shpall fitoren e thellë në Tiranë: Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për punë të mira

20:05 | 16/05/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj shpall fitoren e thellë në Tiranë: Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për punë të mira

Pas fitores së thellë në Tiranë, me një diferencë prej gati 60 mijë votash me kundërshtarin, kryetari i rizgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët që i besuan një mandat të tretë, për të çuar punët përpara punët e kryeqytetit. Veliaj tha se do jetë kryetar i të gjithëve dhe u premtoi qytetarëve të Tiranës, përulësi dhe mëngë të përveshura në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit secilit nga zemra, për përkushtimin e jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim, në këto ditë kaq emocionuese, kaq të ngarkuara, por kaq të shpërblyera me këtë fitore. Dua të falënderoj të gjithë kryetarët e PS-së, në të 27 njësitë e Tiranës. Ne nuk kemi fituar vetëm Bashkinë e madhe të Tiranës, kemi fituar masivisht në të 27 njësitë e Bashkisë së madhe të Tiranës. Një rezultat 27 me 0, ku në të gjitha njësitë jemi mbi 50%. Dua të falenderoj ata që prodhuan fitoren tonë, falenderoj 300 mijë votues të Tiranës, që pavarësisht se dita ishte me shi, pavarësisht se për tre orë patëm problematika në shumë qendra votimi, pavarësisht se disa ishin sëmurë dhe shkuan me barrelë, pavarësisht se disa ishin me paterica apo me karrige me rrota, pavarësisht se disa ishin ende duke kaluar situata të vështira prej një sëmundje, dolën të votonin, ju falenderoj me zemër! E konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë dhe e shfrytëzuam si një mundësi për të folur fort dhe për të folur qartë. Faleminderit 55% të Tiranës, votuesve të saj, që na dha një mandat të qartë, folën kthjellët, na dha një mesazh të pastër, na dha një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do që të ecë vetëm përpara, do që të vazhdojë punët që janë nisur, do që Tirana të bëhet gjithmonë e më europiane dhe të vazhdojë të jetë motori i zhvillimit në Shqipëri. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell, më uli në tokë, si asnjë mesazh tjetër, si asnjë votë tjetër. Ndaj, sot ju premtoj përulësi, modesti një kokë të ulur dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara”, tha Veliaj.

Mandej, ai tha se Tirana na tregoi shumë qartë se më shumë se gishtin, kërkon një dorë të shtrirë dhe një dorë të shtrënguar.

“Tirana tregoi se pëlqeu ata që mbjellin pemë, në vend të atyre që përçajnë. I them të gjithë demokratëve se do të jem edhe kryetari juaj, me përulësi, njësoj siç administrata jonë nuk i ka ndarë njerëzit në të majtë e të djathtë. Dua të falenderoj ata të djathtë që nuk pranuan që zgjedhjet lokale të ktheheshin në zgjedhje pro dhe kundër Amerikës. Dua të falenderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe t’iu them që vota juaj nuk është e kotë”, përfundoi Veliaj.

Pas

Mbyllet numërimi i mandateve për Këshillat Bashkiakë në Përmet dhe Patos, socialistët thellojnë fitoren

Para

CIA publikon një video duke inkurajuar rusët të japin informacion. Reagon Kremlini zyrtar

Para
CIA publikon një video duke inkurajuar rusët të japin informacion. Reagon Kremlini zyrtar

CIA publikon një video duke inkurajuar rusët të japin informacion. Reagon Kremlini zyrtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.