Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zgjodhi që këtë 8 mars ta kalonte nën shoqërinë e grave në nevojë, të cilave u shtroi një drekë në mensën sociale në Laprakë.
Veliaj deklaroi para grave se do t’u kushtonte më shumë vëmendje dhe madje do të shtonte mensat sociale në kryeqytet.
“Jam shumë i lumtur që këtë vit kemi bërë disa gjëra të mira bashkë: kemi ndërtuar këtë mensë sociale, kemi ndërtuar një tjetër në Kombinat, po ashtu edhe një në Shkozë. Shumë grupime të tjera na janë bashkuar dhe ata po përfundojnë mensa të tjera sociale, ndaj unë besoj se kemi hedhur themelet e një qyteti solidar”, tha Veliaj.
Ndër të tjera Veliaj iu përgjigj kritikuesve të tij duke deklaruar se me kritika nuk zgjidhet asgjë.
“E di që ka shumë njerëz që specializohen në të bërit vetëm kritika. Por, kjo që bëjmë ne është më e mirë, me aq mundësi sa kemi hapim një mensë sociale, ndihmojmë një njeri, i japim dorën tjetrit. Me kritika nuk zgjidhet asgjë, me sharje, me mallkime nuk ndryshon dot asgjë dhe besoj se puna që po bëjmë në çdo lagje, duke filluar nga ndihmat sociale, duke ndihmuar njerëz në nevojë, është gjëja e duhur”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga Valbona Selimllari, e cila e ka ndihmuar më drekën. Ata u kanë dhuruar grave edhe nga një trëndafil të kuq. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1311″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]